Gjëndrat endokrine
(Përcjellë nga Hormonet e gjëndrave endokrine)
Hormonet e gjëndrave endokrine me sekrecion të brendshëm ose gjëndrave endokrine quhen edhe hormone të vërteta për t’i dalluar nga hormonet indore. Fjala endokrin është me prejardhje greke që do të thotë endo- brenda dhe krino- sekretim (greq. endokrin- sekretim i brendshëm). Produktet e këture gjëndrave sekretohen drejtpërdrejtë në gjak ose në limfë. Hormonet e këtij grupi janë me strukturë të ndryshme kimike, prandaj edhe kanë veprim të ndryshëm. Gjëndrat endokrine janë : hipofiza, tireoidea, paratiroidea, pankreasi endokrin, gjëndrat mbiveshkore, gjëndrat seksuale mashkullore dhe femërore dhe placenta gjatë shtatzënisë.