Hormonet e pjesës së prapme të hipofizës
Pjesa e prapme e hipofizës (Neurohipofiza) është e lidhur ngushtë në kuptimin anatomik dhe ffunksional me hipotalamus. Dëmtimi i hipotalamusit shkakton çrregullimin e neurohipofizës dhe anasjelltas. Në bazë të kësaj mendohet se tipotalamusi e ka funksionin e njejtë sekretor si neurohipofiza dhe se i sekretojnp hormonet e njëjta. Sot dihet se neurohipofiza zhvillohet prej indit nervor. Mendohet se neurohipofiza nuk sintetizon fare hormone, por shërben vetëm si rezervuar në të cilin grumbullohen hormonet, të cilat krijohen në hipotalamus. Këto hormone janë:
- Vazopresina (hormoni antidueritik- Had)
- Oksitocina