Hortensia Fussy
Hortensia Fussy (lindur në 25 mars 1954 në Graz; pseudonimi: Hortensia) ishte një skulptore austriake.
Biografia
RedaktoNga 1970-1972 Hortensia studioi skulpturë në Shkollën e Arteve të Aplikuara në Graz me Josef Pillhofer dhe nga 1972-1975 në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë me Fritz Wotruba. Që prej 1975 ajo ka punuar si artiste e pavarur. Paralelisht me punën e saj si skulptore, Hortensia është marrë dhe me pikturën, duke pikturuar shumë peisazhe natyrore nga dhjetëra udhëtime që ajo ka realizuar në Evropë dhe Afrikë, duke përfshirë peisazhet në Spanjë (1983-1985), Portugali (1997), Dalmati (1999-2002), Egjipt (2000), Siçili (2002). Nga 2003 deri në 2012 ajo ka udhëhequr shkollën për pikturë “Hortnesia” në Bad Gams, Styria.
Puna artistike
RedaktoFokusi i punës artistike të skulptores austriake është figura njerëzore. “Hortnesia vazhdon zhvillimin e arteve vizuale në Austri, e cila nis me Gustav Klimt dhe Egon Schiele si dhe zhvillohet nga artistë të tjerë si piktori Herbert Boeckl e skulptori Josef Pillhofer. Një ndër influencat më të mëdhaja në karrierën artistike të Hortensias ishte skulptori i mirënjohur Fritz Wotruba”. [1]
Gjatë fazës fillestare të punës, Hortnesia u fokusua tek tranzicioni nga dimensioni i dytë tek ai i tretë. “Me skulpturat që ajo ka realizuar bazuar në imazhet e Piero della Francesca, Francisco de Goya, Albrecht Dürer ose Jan Vermeer, ajo iu përkushtua procesit të implementimit të nocionit të hapësirës në fillim të vitit 1980,[2] duke përfshirë skulpturat si “Figure after Goya” në 1980; “Figure after Dürer”, 1981, “Hommage a Courbet” 1988-1995.
Marrëdhënia midis dy termave “forma” dhe “figura” formëzojnë estetikën e Hortensias: “Skulpturat e mai duhet të jenë sensuale, të qendërzuara dhe të matura mirë!”.[3] Që prej 2002 Hortnesia ka drejtuar një seri ekspozitash me titull “Forma dhe figura” (Sllovaki, Bratislavë, 2003; SHBA Washingon D.C në 2004; Rusi, Moskë, 2008.
Çmime
Redakto- 1987: Theodor-Körner-Award
- 1999: Liesl Bareuther Award, Künstlerhaus, Vienna