Hotel Tirana
Coordinates: 41°11′41″N 19°29′49″E / 41.1947°N 19.497°E
Hotel Tirana një ndër hotelet cilësore dhe më të mëdhenj në Shqipëri, me një vendndodhje në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin Skënderbej, Hotel Tirana është konsideruar si simbol i kryeqytetit. I ndërtuar më 1979 gjatë viteve socializmit Shqipërisë, me një arkitekturë imponuese të stilit socialist, ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Për më tepër përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit.
HistorikuRedakto
U ndërtua më 1979 dhe zgjati 10 vjet që të ndërtohej i kushtoi një jete njeriu. Në vitin 2001 ky hotel ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë çka e kthyen atë në një hotel 4 yjesh të standardeve ndërkombëtare, por njëkohësisht la të paprekur pompozitetin e hapësirave që e karakterizojnë. Pamja me dritare të vazhdueshme në gjithë katin është mbas rinovimit.
Sot quhet Hotel Tirana International. Ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme, qendër e madhe e konferencave si dhe vendi ku ofrohen shumë shërbime të tjera. Hotel Tirana International ka 170 dhoma në total.[1]
Statusi 'Monument Kulture'Redakto
Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.[2]
ReferimeRedakto
- ^ http://www.booking.com/hotel/al/tirana-international.en-gb.html?label=gen173nr-15CAEoggJCAlhYSDNiBW5vcmVmaAaIAQGYAS64AQTIAQTYAQPoAQE;sid=033a55e95831fef20ca53a1d662751a6;dcid=4;dist=0;group_adults=2;room1=A%2CA;sb_price_type=total;srfid=470c6d8919400f0eb9448905e62aacab9ce96354X1;type=total;ucfs=1&
- ^ http://www.balkanweb.com/site/hotel-tirana-jashte-listes-se-monumenteve-te-kultures/