House of Cards
House of Cards (shqip: Intrigat e pushtetit; lit: "Shtëpia e Letrave")[1][2] është një serial politik amerikan, krijuar nga Beau Willimon. Është një adaptim i serialit anglez me po të njëjtin titull dhe bazohet në novelën e Michael Dobbs. I gjithë sezoni i parë, plot 13 episode, u publikua më 1 shkurt 2013, në Netflix. Sezoni i dytë me po 13 episode u shfaq më 14 shkurt 2014. Më 4 shkurt 2014, dhjetë ditë para premierës së sezonit të dytë, Netflix njoftoi se seriali është rinovuar për një sezon të tretë.
Luajtur në ditët e sotme në Uashington, D.C., House of Cards tregon historinë e Frank Underwood (Kevin Spacey), një Demokrat nga Qarku i Pestë Kongresional në Karolinën e Jugut, i cili, pasi u anashkalua për t'u vendosur në rolin e sekretarit të shtetit, vendos të hakmerret ndaj atyre që e tradhtuan. Në serial luajnë gjithashtu Robin Wright, Kate Mara dhe Corey Stoll në role kryesore.
Ai u transmetua me titra në shqip në TV Klan në vitin 2024.
Sezonet
RedaktoSezonet | Episodet | Data e shfaqes | |
---|---|---|---|
1 | 13 | shkurt 1, 2013 | |
2 | 13 | shkurt 14, 2014 | |
3 | 13 | shkurt 27, 2015 |
Referime
Redakto- ^ "Intrigat e pushtetit". IPKO TV. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2024. Marrë më 13 dhjetor 2024.
- ^ Intrigat e pushtetit, TVprofil, marrë më 2024-12-13