Howard Gardner
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(qershor 2016) |
Howard Gardner (11 korrik 1943, Skranton, Pensilvani, SHBA.) psikolog amerikan, i njohur për teorinë e tij të inteligjencës së shumëfishtë. Ligjërues në Universitetin e Harvardit dhe fitues i Shpërblimit Mek Arthur.
Biografia
RedaktoHoward Earl Gardner u lind më 11 korrik 1943, në Scranton, Pensilvani, si i biri i Ralph Gardner dhe Hilde (Weilheimer) Gardner, emigrantë që kishin ikur nga Gjermania para Luftës së Dytë Botërore. [1] Edukimit dhe arsimit i kushtohej rëndësi e madhe në familjen e Gardnerit. Ndërsa prindërit e tij kishin shpresuar se ai do të ndiqte mësimet në Akademinë Phillips Andover në Masaçusets, Gardner vendosi të ndiqte një shkollë më afër vendlindjes së tij në Pensilvani, Seminarin Wyoming. Gardner kishte një dëshirë për të mësuar dhe shkëlqyer shumë në shkollë.[2] Gardner u diplomua në Universitetin e Harvardit në vitin 1965 me një BA në marrëdhënie shoqërore, ku ishte student i Erik Eriksonit. Pasi përfundimit të studimeve master në Shkollën e Ekonomisë në Londër, ai vazhdoi studimet për doktoratë në psikologjinë e zhvillimit në Harvard te psikologët Roger Brown dhe Jerome Bruner, dhe filozofi Nelson Goodman.[3] Pas përfundimit të doktoraturës, Gardner punoi së bashku me Norman Geschwind në një Spital të Bostonit ku vazhdoi punën e tij për 20 vjet. [4] Gardner filloi punën si mësimdhënës në shkollën e arsimit në Harvard në vitin 1986. Që nga viti 1995, shumica e fokusit të punës së tij ishte orientuar në Projektin GoodWork, tani pjesë e një iniciative më të madhe të njohur si Projekti i Mirë që inkurajon përsosmërinë, etikën dhe angazhimin në punë, jetën dixhitale, dhe më gjerë. Në vitin 2000, Gardner, Kurt Fischer dhe kolegët e tyre në Shkollën e Arsimit të Universitetit të Harvardit vendosën programin e studimeve master të njohur si Mind, Brain and Education. Ky program u mendua të ishte i pari i këtij lloji në të gjithë botën. Shumë universitete si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë saj kanë zhvilluar programe të ngjashme. Katër vjet më vonë, në vitin 2004, Gardner do të vazhdonte të shkruante për mendjen dhe trurin dhe do të botonte veprën me titull Changing Minds: The Art and Science of Changing Our Own and Other People's Minds. [5] Gardner u tërhoq nga mësimdhënia në vitin 2019. [6]
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
RedaktoVepra
Redakto- The quest for mind: Piaget, Levi-Strauss, and the structuralist movement. University of Chicago Press, Chicago 1973.
- The shattered mind: the person after brain damage. Knopf, New York 1975.
- Frames of Mind: the theory of multiple intelligences. BasicBooks (Harper Collins), New York 1983, ISBN 0-465-02510-2.
- The unschooled mind: how children think and how schools should teach. BasicBooks (Harper Collins), New York 1991, ISBN 0-465-08895-3.
- Creating minds: an anatomy of creativity seen through the lives of Freud, Einstein, Picasso, Stravinsky, Eliot, Graham and Gandhi. BasicBooks (Harper Collins), New York 1991, ISBN 0-465-01454-2.
- Leading minds: an anatomy of leadership. BasicBooks (Harper Collins), New York 1995, ISBN 0-465-08280-7.
- Intelligence: Multiple Perspectives. Zus. mit Mindy Kornhaber und Warren Wake. Holt, Rinehart and Winston inc., 1991, ISBN 0-03-072629-8.
- Good work: when excellence and ethics meet. Zus. mit Mihály Csíkszentmihályi and William Damon. Basic Books, New York 2001, ISBN 0-465-02607-9.
- Changing minds: the art and science of changing our own and other peoples minds. Harvard Business School Publishing, Boston, Massachusetts, 2004, ISBN 1-57851-709-5.
- Five minds for the future. Harvard Business School Publishing, Boston, Massachusetts, 2006, ISBN 1-59139-912-2.
- Multiple Intelligences. New Horizons. Newcastle upon Tyne, Cambridge Scholars Publishing, 2010, ISBN 978-1-4587-5941-2.
- Katie Davis: The app generation : how today's youth navigate identity, intimacy, and imagination in a digital world. New Haven : Yale University Press, 2013[7]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Anderman, red. (2009). Psychology of Classroom Learning: An Encyclopedia. Vëll. 1. Detroit, USA: Macmillan Reference. fq. 423–425. Marrë më 28 dhj 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) a part of the Gale Virtual Reference Library. - ^ Webber, Jacob. "Gardner, Howard." Encyclopedia of the History of Psychological Theories. Ed. Robert W. Rieber. Vol. 1. New York: Springer, 2012. 464-465. Gale Virtual Reference Library. Web. 10 Dec. 2014.
- ^ Anderman, red. (2009). Psychology of Classroom Learning: An Encyclopedia. Vëll. 1. Detroit, USA: Macmillan Reference. fq. 423–425. Marrë më 28 dhj 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) a part of the Gale Virtual Reference Library. - ^ Doorey, Marie (2001). Bonnie R. Strickland (red.). Gardner, Howard Earl (bot. 2nd). Detroit, MI: Gale Group. fq. 272–273, 699. ISBN 978-0-7876-4786-5. Marrë më 2014-12-07.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) a part of the Gale Virtual Reference Library. - ^ Anderman, red. (2009). Psychology of Classroom Learning: An Encyclopedia. Vëll. 1. Detroit, USA: Macmillan Reference. fq. 423–425. Marrë më 28 dhj 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) a part of the Gale Virtual Reference Library. - ^ https://www.gse.harvard.edu/news/19/05/tribute-howard-gardner.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shih faqen në gjuhën gjermane Howard Gardner 9.05.2016.