Hunët
Hunët ishin grupe apo fise të një populli me prejardhje nga Azia (hapësirën mongole).
Historia
RedaktoAta migruan ne Evropë përgjatë epokës se migrimeve te mëdha (shekujt III dhe IV pas lindjes se Krishtit). Sipas studiuesit Joseph de Guinges ata janë pasardhës te Xiognu, popull i cili ne shekullin I para lindjes se Krishtit sulmoi territoret e Kinës dhe për pak e pushtuan ate. Ne vitin 434, Rugila, mbreti i tribuse me te madhe hune vdiq dhe vendin e tij e zune niperit e tij Attila dhe Bleda. Pasi Bleda vdiq (thuhet qe u vra nga Attila ne dyluftim) Attila bashkoi te gjitha tribute hune ne një te vetme dhe u be mbret i tyre. Attila fillimisht sulmoi Perandorinë Sasanide dhe pushti territoret e Kaukazit, por pastaj u munden. Me pas Hunet erdhën ne Evropë dhe pushtuan territoret qe nga gadishulli i Krimese ne lindje deri tek Galia (Franca) Lindore ne perëndim dhe nga alpet zvicerane ne jug deri tek gadishulli i Danimarkes ne veri. Me pas hunet vendosen marredhenie te mira me Perandorine Romake te Perendimit dhe për shkak te ketyre marredhenieve ata vendosen te sulmonin perandorine Romake te Lindjes dhe Mbreterine Visigote te Toulousit. Ne fillim ata sulmuan Perandorine Romake Te Lindjes dhe arriten te pushtonin Ballkanin perfshire dhe kryeqytetin e perandorise, Kostandinopojen (Stambollin), por romaket e lindje u ofruan huneve 115 kilogram me flori ne kembim qe hunet te largoheshin nga Ballkani dhe te mos e sulmonin me ate apo perandorine romake te lindjes. Hunet pranuan dhe u pergatiten qe te sulmonin mbreterine visigote te Toulousit. Pa filluar akoma sulmi, Attila mori një mesazh nga Honoria, motra e perandorit romak te Perendimit qe i propozonte te martoheshin dhe Attila pranoi dhe kështu ai mund te merrte si toke te tijen gjysmen e territoreve te Perandorise Romake te Perendimit. Flavius Aetius, gjenerali qe duhet te ndihmonte Attilen kunder Visigoteve lajmeroi perandorin për këtë dhe ai nuk deshte qe motra e tij te martohej me Attilen. Ketu filluan konfliket me perandorine Romake te Perendimit. Attila e sumoi perandorine dhe fitoi disa beteja me rradhe duke pushtuar kështu Strasburgun, Metzin, Reimsin, Amiensin, Turnain dhe Cambriain. Pastaj ai sulmoi Orleansin dhe garnizoni i qytetit iu dorezua Attiles, por sapo ishte duke hyre ne qytet erdhen perforcimet romake te komanduara nga gjenerali Flavius Aetius. Attila beri sikur u terhoq dhe i futi romaket ne kurth ne Chalons disa kilometra ne verilindje te Orleansit. Attila do ta kishte fituar këtë beteje nëse romaket nuk do te kishin thirrur perforcime nga ish-armiqte e tyre Visigotet. Beteja ishte e ashper sidomos sepse numrat e te dyja paleve ishin te barabarte. Sidoqofte romaket fituan me një "fitore si e Pirros" do të thotë fitore me shume sakrifica e humbje. Për një vit hunet nuk u duken me ne perandorine romake, por pas një viti ata sulmuan Aquilean dhe fituan, por pas betejes Attila u helmua dhe vdiq. Pas kësaj perandoria hune ra dhe hunet u vendosen ne territoret e Hungarise se sotme. Pasi u perzien me Magjaret ne shkullin VIII u formua shteti Hungarez.