Hysni Alushi (26 Maj 1963), është një këngëtar i njohur shqiptar. Ka nisur të këndojë që në moshë të re. Në fillimet e tij, ka qenë pjesë e Grupit Polifornik të Çelo Mezanit, ku merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizonte Pallati I Kulturës. Më vonë nxjerr albumin e tij të parë me këngë çame, të titullar "Zemra e Çamërisë", dhe gjithashtu këndonte edhe nëpër gëzime familjare. Më pas bën bashkëpunim me Enkelejdën, mbesën e tij, bashkëpunim ky i cili ishte mjaft i susksesshëm dhe goditi fort çështjen çame dhe u pelqye edhe nga trevat e tjera. Sëbashku me Enkelejdën, kanë marrë pjesë në shumë evenimente dhe festivale, ku dhe në disa prej tyre janë kurorëzuar me çmim të parë, ku mund të kujtojmë: "Maratonën e këngës popullore", "100 këngët e shekullit", "Festivali i Sarandës", e të tjera. Pjesëmarrës kanë qenë edhe nëpër koncerte në Diasporë, si: Danimarkë, Kanada, Maqedoni, Kosovë, Mal Të Zi etj. Gjëja që i veçon nga këngëtarët e tjerë, është ajo se ato kanë kënduar apo janë paraqitur me këngë çame dhe përfaqësojë gjithmonë krahinën e tyre Çamerinë, duke mos lënë asnash edhe këngët e veriut, të Shqipërisë së mesme, etj.

  • Në Dhjetor 2009, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Lule Moj".
  • Më datë 13 Shtator 2013, Hysni Alushi publikon videoklipin "I Love Cameria".
  • Në Nëntor 2013, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Kolazh".
  • Në Prill 2014, Hysni Alushi merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Lozonjare".
  • Në Mars 2014, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Ma Ke Gishtin Per Unaze".
  • Në Mars 2014, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Ah Moj Zemer".
  • Më datë 20 Nëntor 2015, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Toka Amë", në bashkëpunim me Edi Balili. Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga Video Art.
  • Më datë 6 Shkurt 2016, Hysni Alushi publikon videoklipin "Ne Dasmen E Vajzes Time". Muzika e këngës u punua nga Sokol Marsi, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji. Videoklipi u prodhua nga Video Art.
  • Më datë 12 Mars 2016, Hysni Alushi publikon videoklipin "Vajzes Came".
  • Më datë 31 Maj 2016, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Tradita Shqiptare". Me këtë këngë, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.
  • Më datë 6 Korrik 2017, Hysni Alushi publikon videoklipin "Bejka Nga Konispoli".
  • Më datë 28 Nëntor 2017, Hysni Alushi publikon videoklipin "O Vella", në bashkëpunim me Dame Nick. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Alushi, Hysni. "Biografia". Tekste Shqip. Tekste Shqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)