IBAN
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
IBAN (International Bank Account Number - Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare) është një standart ndërkombëtar që përdoret për të identifikuar numrin e një llogarie bankare në një hapësirë që i kalon kufijtë e një shteti. Fillimisht u përdor nga Komiteti Europian për Standartet Bankare (European Committee for Banking Standards) e më tutje u përdor si standard ndërkombëtar ISO 13616:1997.
Dobia
RedaktoNjë individ posedon një numër llogarie rrjedhëse pranë një agjencie/dege bankare. Agjencia i përket një banke të caktuar. Kjo bankë operon në një shtet të caktuar. Kodi IBAN përfshin numra dhe germa të kombinuara që e identifikojnë këtë llogari në mënyrë të patjetërsueshme edhe në hapësirat ndërshtetërore. Në këtë mënyrë trasferimi i parave në rrugë bankare nga një shtet në tjetrin bëhet më i shpejtë dhe më i saktë. Aplikimi i këtij numri bëhet më se i domosdoshëm në erën e globalizimit, të integrimeve dhe të tregut të përbashkët.
IBAN në Shqipëri
RedaktoNë Shqipëri ka hyrë në fuqi me 1 qershor 2009[1]. Nga kjo datë të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri janë të detyruara të paisin gjithë klientët e tyre me këtë numër.
Kodi IBAN (International Bank Account Number) i Shqipërisë është përcaktuar në nivel ndërkombëtar dhe përbëhet nga 28 shifra/germa:
- 2 germa që përfaqësojnë shtetin (AL për Shqipërinë)
- 2 shifrat e kontrollit
- kodin BBAN kombëtar.
IBAN i Shqipërisë me 28 shifra | |||||
Sigla ndërkombëtare sipas standartit ISO 3166 |
Numrat e kontrollit |
BBAN (shqiptar) | |||
KIB | Numri i llogarisë rrjedhëse | ||||
AL | 47 | 123 (banka) | 1234 (agjencia) | 1 (shifër kontrolli) | 1234567890123456 (nr i llogarisë) |
IBAN në Kosovë
RedaktoNë Kosovë ende nuk aplikohet kodi IBAN pasi nuk është përcaktuar nga autoritetet bankare ndërkombëtare.
IBAN i Kosovës me xx shifra (ende i papërcaktuar) | |||||
Sigla ndërkombëtare sipas standartit ISO 3166 |
Numrat e kontrollit |
BBAN (kosovar) | |||
KIB | Numri i llogarisë rrjedhëse | ||||
XK | xx | xxx (banka) | xxxx (agjencia) | x (shifër kontrolli) | 1234567890123456 (nr i llogarisë) |
Shembuj IBAN të shteteve të ndryshëm
RedaktoShteti | N° i shifrave | IBAN në format letër | |
---|---|---|---|
Austri | 20 | AT 61 1904 3002 3457 3201 | |
Belgjikë | 16 | BE 68 5390 0754 7034 | |
Francë | 27 | FR 14 2004 1010 0505 0001 3M02 606 | |
Greqi | 27 | GR 16 0110 1250 0000 0001 2300 695 | |
Itali | 27 | IT 60 X054 2811 1010 0000 0123 456 | |
Poloni | 28 | PL 27 1140 2004 0000 3002 0135 5387 | |
Slloveni | 19 | SI 56 1910 0000 0123 438 | |
Angli | 22 | GB 29 NWBK 6016 1331 9268 19 | |
Turqi | 26 | TR 68 00046 0 0000222990022302 |
Burimi i të dhënave
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- European Committee for Banking Standards (ECBS) Arkivuar 12 gusht 2021 tek Wayback Machine
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |