Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës

(Përcjellë nga IUCN)

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës - BNRN (anglisht: International Union for Conservation of Nature - IUCN) zyrtarisht Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore[1] është një organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (BNRN)
LlojOrganizatë ndërkombëtare
I themeluar5 tetor 1948; 69 vjet më parë si BNRN
Zyrat qendroreZvicra Zvicra
FokusiRuajtja e natyrës
Adresa e internetitwww.iucn.org

Përmbledhje

Redakto

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës - BNRN është i përfshirë në grumbullimin e të dhënave dhe analizave, hulumtimet, projektet në terren, avokimin dhe arsimin. Misioni i BNRN është të "ndikojë, inkurajojë dhe ndihmojë shoqëritë në mbarë botën për të ruajtur natyrën dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm".[2]

Gjatë dekadave të fundit, BNRN ka zgjeruar fokusin e saj përtej ekologjisë së ruajtjes dhe tani përfshin çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në projektet e tij. Ndryshe nga shumë organizata të tjera ndërkombëtare mjedisore, BNRN nuk synon të mobilizojë publikun në mbështetje të ruajtjes së natyrës. Ajo përpiqet të ndikojë në veprimet e qeverive, të biznesit dhe palëve të tjera të interesit, duke siguruar informacion dhe këshilla dhe duke ndërtuar partneritete. Organizata është më e njohur për publikun e gjerë për hartimin dhe botimin e Listës së Kuqe të BNRN të Specieve të Kërcënuara, që vlerëson statusin e ruajtjes së specieve në mbarë botën.[3] [4]

BNRN u krijua në vitin 1948. Më parë u quajt Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (1948-1956) dhe Mbrojtja e Natyrës Ndërkombëtare (1990-2008).[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "About" (në anglisht). IUCN. The organisation changed its name to the International Union for Conservation of Nature and Natural Resources in 1956 with the acronym IUCN (or UICN in French and Spanish). This remains our full legal name to this day.
  2. ^ a b "About IUCN" (në anglisht). IUCN. Marrë më 17 nëntor 2014.
  3. ^ "Kenya: The Maasai Stand up to IUCN Displacement Attempts from their Forest". World Rainforest Movement (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2017. Marrë më 2 dhjetor 2014.
  4. ^ Block, Ben. "Environmentalists Spar Over Corporate Ties". Worldwatch Institute. worldwatch.org (updated version) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2018. Marrë më 26 mars 2018.