Ibn Rexheb
Zejn ed-Din, Ebu el-Ferexh, 'Abdurahman ibn Ahmrd ibn 'Abdurahman ibn el-Hasan ibn Muhammed ibn Ebi el-Bereket Mas'ud es-Sulemi, el-Bagdadi, el-Hanbeli ishte dijetarë muslimanë. Ai është i njohur si Ibn Rexheb, këtë emër e trashëgoi nga gjyshi i tij i cili u lind në muajin Rexheb sipas kalendarit islam.
Biografia
RedaktoIbn Rexheb lindi në Bagdad në vitin 1335. Gjyshi i tij ishte dijetarë. Babai i tij poashtu lindi në Bagdad. Në moshën pesë vjeçare, familja e Ibn Rexhebit u zhvendosën në Damaskë, pastaj udhëtuan në Jerusalem, ku studioi tek al-Alla'i, pastaj u kthye në Bagdad dhe prej atje në Mekë. Në Meke, babi i tij vendosi që Ibn Rexhebi të studionte për Islamin. Ai udhëtoi në Egjipt para se të kthehet në Damaskë, ku i mësoi nxënësit e vet. Disa dijetarë të cilët kanë mësuar tek Ibn Rexhebi ishin Ibn an-Naqeeb, as-Subki, al-Iraqi dhe Muhammed Ibn Ismail al-Khabbaz. Komentimi i Ibn Rexhebit në 40 hadithet e Imam Neveviut është më e gjatë dhe konsiderohet të jetë komentimi më i mirë.
Para vdekjes, Ibn Rexhebi filloi të jep komentimin e Sahih Buhariut, por fatkeqësisht arriti deri te kapitulli i namazit të xhenazes para se të vdiste. Njëzet vite pas vdekjes së Ibn Rexhebit, Ibn Haxher el-Askalani filloi të shkruante komentimin e Sahih Buhariut dhe punën e tij e jepi për nder të Ibn Rexhebit.
Vdekja
RedaktoIbn Rexhebi vdiq në natën e katërt të muajit të Ramazanit më 1393. Namazi i tij i xhenazes u bë ditë tjetër dhe u varros tek varrezat Baab as-Sagheer.[1]
Punimet
RedaktoTefsiri dhe mësimet kuranore
Redakto- Tefsiri Sures Ihlas
- Tefsiri Sures Fatiha
- Tefsiri Sures Nasr
- I'raab al-Bismillah
- Al-Istighnaa bil-Qur'an
Fikh
Redakto- Al-Istikhraj fi Ahkam al-Kharaj
- Al-Qawa'id al-Fiqhiyyah
- Kitab Ahkam al-Khawatim wa ma yat'alaqu biha
Referimet
Redakto- ^ "Saleem al-Hilaali, Eeqaadh-ul-Himam (An abridgment of Jami' Ulum wa al-Hikam)" Pages 8-11