Ibën es-Salah

dijetar islamik kurd i shekullit të 13-të
(Përcjellë nga Ibn al-Salah)

Ebu Amr Uthman bin Mufti Salah el-Din Abdul Rahman bin Othman bin Musa el-Kurdi el-Shahrzuri (1181-1245) është i njohur si Ibn es-Salah, ishte specialistë i haditheve dhe autor i librit Prezantimi në Shkencat e Haditheve. Ai ishte me origjinë nga rajoni Shahrizor në Kurdistanin Irakianë, u rrit në Mosul, pastaj banoi në Damaskë, ku ai vdiq.,[1]

Jeta e hershme

Redakto

Ibn el-Salah lindi në vitin 1181. Ai së pari studioi fikh-un me babain e tij në Shahrizor.,[1] Pastaj ai u zhvendos në Mosul duke studiuar me dijetarë të ndryshme.[1] Ai ka studiuar në shumë qytete, përfshirë: Bagdadi, Hamadan, Nishapur, Merv, Halepi, Damaskë dhe Harran.[1]

Ibn Hallikan ka thënë se ka ndëgjuar se Ibn el-Salah e lexonte vazhdimisht al-Muhathab, një prej teksteve kryesore të Medh-hebit Shafi'i "para se mustaqet e tij filluan të rriten".[2] Ai ka lexuar Sahih Buhariun me dy mësuesit e tij, el-Mejad ibn Muhammed el-Tusi dhe Mensur ibn 'Abd el-Mun'im el-Furevi, poashtu El-Sunan el-Kubra, nga el-Bejhakiu.[3]

Specializmi

Redakto

Përderisa Ibn el-Salah ishte i njohur në fushën e haditheve, ai ishte i mirë në shumë fusha. Ibn Hallikani e ka përshkruan Ibn el-Salah si dijetarë shembullor në shpjegimin e Kuranit, hadithe dhe jurisprudencë. El-Fasi e ka përshkruar si "mjeshtër i jurisprudencës dhe haditheve".[3] Edh-Dhehebi e ka përshkruar si "I fortë në gjuhën arabe"[2] dhe si "Shejh i dijetarëve Shafi'i".[4]

Vdekja

Redakto

Ibn es-Salah vdiq në ditën e mërkurë më 19 shtator 1245 në moshën 66 vjet. Namazi i tij i xhenazes u bë në xhaminë e Damaskut dhe u varros në varrezat e sufive.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d ibn Shahbah, Ahmad ibn Muhammad ibn `Umar (1987). `Abd al-`Alim Khan (red.). Tabaqat al-Shafi`iyyah. Vëll. 2 (bot. first). Beirut: `Alam al-Kutub. fq. 113–5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b al-Dhahabi, Muhammad ibn Ahmad (2001). Shu`ayb al-Arna`ut (red.). Siyar 'Alam al-Nubala. Vëll. 23 (bot. 11). Beirut: Mu'assasah al-Risalah. fq. 140–4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b al-Fasi, Muhammad ibn Ahmad (1990). Muhammad al-Murad (red.). Dhayl al-Taqyid. Vëll. 3 (bot. 1). Meka, Arabia Saudite: Universiteti Umm el-Kura. fq. 111. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Duwal al-Islam, vol. 2, pg. 159, Dar Sadir, Beirut, first edition, 1999.