Idri Istrefi
Idri Istrefi është Kandidat për Kryetar të Komunës së Strugës nga rradhët e "Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa".[1][2][3]
Biografia
RedaktoInxhinier Idri Istrefi ka lindur më 15 qershor 1968 në fshatin Veleshtë të Komunës së Strugës. Rrjedh nga një familje me prindër punëtorë dhe me histori mërgimi. Studimet i zhvillon midis vendlindjes, Prishtinës dhe Tiranës ku dhe diplomohet në fushën e elektroteknikës.
Aktiviteti politik
RedaktoInxhinier Idriu është një aktivist i orëve të para, duke u përfshirë që me ardhjen e pluralizmit politik, në aktivitete politike dhe humanitare. Nga viti 1996 deri në vitin 2004 do të mbajë postin e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Veleshtës, përvojë gjatë të cilës dallohet për korrektësi të madhe ndaj secilit individ. Aktiviteti i dendur politik pas kuintave bën që të përndiqet disa herë nga sisteme totalitare. Ai karakterizohet për qetësinë e tij dhe dedikimin deri në fund ndaj çdo kauze. Është i lidhur shumë me profesionin e tij si inxhinier.
Jeta Personale
RedaktoPasionet e tij janë leximi dhe sporti. Përveç gjuhës amë (shqip), zotëron gjuhën maqedonase dhe atë angleze. Idri Istrefi është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Referime
Redakto- ^ https://telegrafi.com/idri-istrefi-eshte-kandidat-ash-se-per-ne-struge-kunderkandidati-nga-bdi-eshte-ramiz-merko/
- ^ https://tv21.tv/idri-istrefi-kandidat-i-ash-aaa-se-per-strugen/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2021. Marrë më 9 shtator 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)