Idriz Suli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Idriz Suli ka qenë një ndër pjesëtarët e parisë së Labërisë, nga Progonati. Ka qenë pjesë e dy kuvendeve të mëdha, të Senicës (1770) dhe tek rrepet e Agait në Zhulat (1773) ku tubuesit, pleqnarët dhe krerë të ndryshëm ranë në ujdi për reformimin e kodit zakonor vendor. Sipas Eqrem bej Vlorës, që nga ai moment ai që njihej si Kanuni i Papazhulit nisi të njihej me emrin Shartet e Idriz Sulit.[1]
Referime
Redakto- ^ Vlora, Ekrem (1957). "Disa gojëthanje mbi "Kanunin e Papazhulit (ose të Idriz Sullit)"". adsh.unishk.edu.al. Romë: Shêjzat (it. Le Pleiadi) vj. 1, nr. 2-3. fq. 56–61. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2019. Marrë më 27 gusht 2019.