Muhammed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr ibn Ferh, Ebu ‘Abdullah el-Ensari el-Khazrexhi el-Endelusi el-Kurtubi el-Maliki (vd. 671), dijetari erudit i cili “këqyrte kuptimet e haditheve thellësisht” (Ibn ‘Imad) dhe komentatori i madh i Kur’anit. Ai jetoj dhe ndërroi jetë në Minjat ose Munjat Beni Khusejb (në veri të qytetit Asjut) në Egjipt, “një prej asketëve të devotshëm, njohës, i kujdesshëm përpiktë (ndaj urdhrave të Zotit), shërbëtor i Allahut, i preokupuar me hallin e vetes në botën tjetër përmes meditimit, adhurimit dhe shkrimeve” (‘Abd el-Kerim ibn Haldun). Ai “përbuzte shtirjen, dhe ecte me një rrobë të vetme, me një kësulë të bardhë në kokën e tij” (Ibn Ferhun). Dhehebiu, Ibn Ferhuni, Ibn ‘Imad, el-Mekarri, el-Adnehwi, dhe Makhluf japin datën e tij të vdekjes së 671 ndërsa Haxhi Halifeh citon 668. Kushdo që ka cituar 656 mesa duket e ka përzier atë më mësuesin e tij, muhadithin dhe autorin e komentimit të Sahih Muslimit i titulluar el-Mufhim fi Sherh Sahih Myslim i atribuuar “el-Kurtubiut” dhe shtypur me atë emër ndonëse është (shkruar) nga Imam Ebu’l-‘Abbas Ahmed ibn Umer ibn Ibrahim el-Ensari el-Kurtubi el-Maliki el-Iskenderi (vd. 656). Poashtu, në mesin e mësuesve të tij ishin Ebu el-Hasan ‘Ali ibn Muhammed ibn ‘Ali el-Jahsubi, mjeshtri i hadithit Ebu ‘Ali el-Hasan ibn Muhammed ibn Muhammed el-Bekri, Rashid el-Din Ebu Muhammed ‘Abd el-Wehab ibn Rewwaxh el-Ezdij el-Maliki, imami i Egjiptit Behauddin Ebu el-Hasan ‘Ali ibn Hibetullah ibn Selame el-Lakhmi el-Misri esh-Shafi’ij i njohur si Ibn el-Xhummejzi, Ebu el-‘Abbas ibn el-Muzejjin, dhe tjerë. Prej tij transmetojnë i biri i tij Shihabuddin Ebu el-‘Abbas dhe Ebu ‘Abdullah el-Wali.

Veprat

Redakto

El-Esna fi Sherh Esma’ Allah el-Husna në dy vëllime. Ky libër i doktrinës Esh’arite ka marrë dy botime të tërësishme, një në Tanat, Egjipt nga shtëpia botuese “selefiste” Dar el-Sahabeti lil-Turath dhe një tjetër në Libi nga Xhemijjet el-Da’wa el-Islamijje. Shkëputje: - Rreth hadithit të zbritjes: “Ai, mirësia dhe butësia e të cilit zbret, si në thënien e tij “Zoti ynë zbret”, sepse ngjitja dhe zbritja janë të pamundshme për Allahun e Lartmadhërishëm.”[2] - Rreth hadithit, “Mbulesa e tij është dritë, dhe nëse ai do ta hiqte atë, subuhati[3] i Fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë mbi të cilën bjer shikimi i Tij”[4]: [Kurtubiu thotë] “Nëse ai do të kishte hequr përpara tyre mbulesën, madhështia e tij (xhelal), cilësi nderi të lartë, nder prestigji (hejbe), dhe nënshtrimi (kahr) do të kishin shkaktuar çdo gjë mbi të cilën bjer shikimi i Tij të zhduket – prej Fronit (Arshit) deri në rruzullin e dheut (tokës), sepse shikimi i Tij nuk ka fund, dhe Allahu e di më së miri.”[5] Mbi thënien e transmetuar prej Pejgamberit (s.a.v.s.), “Guri i zi është dora e djathtë e Allahut”[6] [Kurtubiu thotë] “Domethënë që guri i zi ka pozitën (menzile) të dorës së djathtë të Allahut… në mënyrë metaforike.[7] — El-I’lam bima fi din el-Nesara we-Iz’har mehasin Din el-Islam. — El-Intihaz fi Kura’ Ehl el-Kufa we’l-Basra we’l-Sham we-Ahl el-Hixhaz. — El-Xhami‘ li-Ahkam el-Kur’an we’l-Mubin lima Tedammenehu min el-Sunneti we-Aj-el-Furkan (“…”), një komentim monumental i Kur’anit “me plotë kuptim të fjalës”, “i mbushur me çdo lloj të dobive unike” (Dhehebiu) në njëzet vëllime “prej të cilit ai hoqi tregimet dhe historitë që janë të zakonshme në komentimet tjera, dhe në vend të kësaj shënoi vendimet ligjore dhe s’i dijetarët i kanë nxjerrë ato, së bashku me kiraetet, gramatikën e arabishtes, cilat ajete abrogojnë tjerat dhe cilat janë të abroguara (el-nasikh we’l-mensukh)” (Ibn Ferhun), “të gjitha shkollat ligjore të Selefit” (Ibn ‘Imad), shumë prej urtësive të “ulemave të sufijve” (ky term përsëritet dhjetëra herë), dhe akidës Esh’arite. El-Kurtubiu citon bashkëvendësin e tij Ibn ‘Abd el-Berrin rreth pesëqind herë në këtë vepër. Ibn el-Mulakin e ka shkurtuar këtë vepër. {Shënim: Citime nga kjo vepër janë lëshuar qëllimisht nga përkthimi.} — Poezi që përmbledh emrat e Pejgamberit (s.a.v.s.) — Kam‘ el-Hirsi bil-Zuhd we’l-Kana’a we Raddu Dhul-li es-Su’ali bil-Keffi wesh-Shefa’a. Ibn Ferhun thotë, “Unë asnjëherë nuk kam parë libër më të mirë në këtë zhanër.” Është botuar në Dar es-Sahabeti lil-Turath. — Sherh el-Tekassi, një komentim i gjatë mbi librin e Ibn ‘Abd el-Berrit, el-Tekassi lima fil-Muwetta min Hadithi Resulilah (s.a.v.s.). — El-Tedhkire bi-Ahwal el-Mewt we’l-Akhireh, në tre vëllime botuar me përpikëri nga Yusuf Ali Bedjevi në Dar Ibn Kethir. Ibn el-Kajjimi e citon shpesh atë në librin e tij el-Ruh. {Shënim: Citime nga kjo vepër janë lëshuar qëllimisht nga përkthimi.} — El-Tekrib li-Kitab el-Temhid mbi kryeveprën e Ibn Abdelberrit në fikh komparativ në dy vëllime të mëdha dorëshkrimi. — El-Tidhkar fi Efdal el-Edhkar, në shtyp, e ngjashme me Tibjan-in e Neveviut.

Ndonëse në “Reliance of the Traveller” thuhet kjo, El-Kurtubiu nuk “ka shkruar vepra në shkencën e hadithit dhe akaidit” përpos veprës el-Esna mbi Emrat Hyjnor, dhe Allahu e di më së miri.

Burimet

Redakto
  • "Dhehebi, Tarih el-Islam (viti 671)"
  • "Sijar (17:101-102 §2054)"
  • "Ibn Ferhun, Dibaxh (fq. 406-407)"
  • "Ibn ‘Imad, Shedherat el-Dheheb (5:335)"
  • "El-Mekari, Nefh et-Tib (2:685-686)"
  • "El-Ednehwi"
  • "Tabakat el-Mufessirin (fq. 246-247 §295); Makhluf, Shexheret el-Nur ed-Dhekijje (1:197 §666)"

Përktheu dhe verifikimi

Redakto

Autor : Shejh Gibril Fuad Haddad, Shewwal 1424

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Verifikimi i përkthimit: Vullnet Mehmeti

© http://www.ehli-suneti.com Arkivuar 16 maj 2021 tek Wayback Machine

[1] Cf. El-Dhehebi, ‘Ibar (3:278).

[2] El-Kurtubi, el-Esna (1:435), kapitulli mbi Emrin Hyjnor “el-Hawi”

[3] Ebu Ubejde thotë: ‘es-Subha’ thuhet se është shkëlqimi i madhështisë hyjnore dhe drita e Tij

[4] Transmetuar prej Ebu Muses, nga Muslimi, Ibni Maxheh, Ahmedi, Abu Awane, Ebu Dawud et-Tejalisi, Ibn Ebi ‘Asim, el-Axhuri dhe el-Bejhekiu në el-Esma we’s-Sifat (Botimi i Kewtheriut, fq. 180-181; botimi Hashdiut, 1:465-466 #392-394).

[5] El-Esna (2:92)

[6] Transmetuar nga Ibn ‘Abbasi, Xhabiri, Enesi, dhe të tjerë nga Ibn Ebi ‘Umer el-Ma‘denī në Musnedin e tij, el-Taberani, es-Sujutiu në Xhami‘ es-Saghir (1:516 §3804-3805), Ibn ‘Asakir në Tarikh Dimeshk (15:90- 92), El-Hatibi në Tarikh Bagdad (6:328), dhe tjerët. Konsiderohet e shpikur nga Ibn el-Xhewzi dhe Ibn ‘Adi (el-Kamil 1:342). Cf. el-Ahdab, Zewaid Tarikh Bagdad (5:321-323 §949). Mirëpo, el-‘Axhluni thotë që është sahih si transmetim mewkuf nga Ibn ‘Abbasi siç është transmetuar nga el-Kudā‘ī me formulimin: “Këndi i Gurit të Zi është dora e djathtë e Allahut në tokë…,” dhe e deklaroi atë hasen si hadith të Pejgamberit (s.a.v.s.). Ibni Kutejbe në Ta’wil Muhtelif el-Hadith (botimi 1972, fq. 215; botimi 1995, fq. 198, 262) thotë që është thënie e Ibn ‘Abbasit dhe transmeton thënien e ‘Aishes që Guri i Zi është ruajtës i marrëveshjeve të shpirtrave njerëzor me Allahun në ditën e gjykimit (elestu bi rabbikum). Përmendja në “Reliance of the Traveller” (fq. 853b) siç është “transmetuar nga el-Hakimi, i cili e deklaroi Sahih, prej ‘Abdullāh ibn ‘Amr,” është jokorrekte. Shënim: Një transmetim autentik thotë që guri i zi do të paraqitet në ditën e Kijametit me dy sy me të cilët do të shohë dhe gjuhë me të cilën do të flet ku do të dëshmojë për atë të cilin e ka përshëndetur (duke e prekur me dorë, apo duke bërë me shenjë, apo duke e puthur atë). Transmetuar nga Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Ahmedi, el-Darimi, Ibn Hibbani (§3711-3712), dhe tjerët.

[7] El-Esna (2:90-91).

Referime

Redakto