Imunologjia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(10 janar 2009) |
Ky 10 janar 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Imunologjia është shkencë që studion mbrojtjen dhe përgjigjen e organizmit tonë ndaj makromolekulave të huaja ose mikroorganizmave pushtues apo infektues (viruset, bakteret, kërpudhat, protozoarët ose parazitët). Përveç mikroorganizmave të huaj, trupi i njeriut mund të zhvillojë përgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetjake (të qelizave të veta).
Imuniteti jospecifik
RedaktoVija e parë e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave të huaj është barriera e jashtme (lëkura), që pengon depërtimin e mikrobeve në brendësi të organizmit. Nëse mikrobet e kalojnë barrierën lëkurore apo mukotike, atëherë organizmi reagon menjëherë përmes disa qelizave që përgjigjen ndaj pranisë së tyre. Këto qeliza janë makrofagët dhe neutrofilët, të cilat i fagocitojnë (gëlltisin) mikrobet e huaja dhe i shkatërrojnë ato pa pasur nevojë për ndihmën e kundërtrupave. Përgjigja e menjëhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtëse që e privojnë mikrobin nga materiet e domosdoshme për jetë (p.sh. hekuri). Këto komponenta hasen në indin epitelial, në sekrecione (lotët dhe pështyma) dhe në qarkullimin e gjakut. Kjo formë e imunitetit është e lindur ose jospecifike dhe gjithmonë është në gatishmëri për t’u përgjigjur në invadimin e mikroorganizmave nga jashtë.
Imuniteti specifik
RedaktoVija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i kundërtrupave (proteina të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato. Te virusët dhe tumoret, ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga viruset apo qelizat malinje të tumorit. Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashkërenditur. Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinat që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid ; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.