Inceneratori
Inceneratori është një impiant i djegies së mbeturinave. Në hierarkinë e trajtimit të mbeturinave, djegia është hapi i fundit pasi janë shteruar hapat e parandalimit, zvogëlimit, ripërdorimit, riciklimit dhe përdorimit për energji.
Në Shqipëri, afera e inceneratorëve shpërfaq jo vetëm mospërfilljen e hierarkisë së menaxhimit të mbeturinave, por edhe mungesë ligjshmërie në procedurat për ndërtimin dhe më pas administrimin e 3 inceneratorëve në vend. Deri tani prokuroria e Spakut hetoi zyrtarë të lartë si Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Taulant Tusha.