Iniz Ajeti lindi më 03.06 1996 në fshatin Gajre të malësisë së Tetovës, Maqedoni. Ai lindi në një familje fshatare me gjendje relativisht të mirë ekonomike, fillet e shkollimit deri në klasën e katërt i kreu në Fshatin Gajre, kurse nga klasa e psetë deri në atë të tetë në Sh. f. "Istikbal"-Tetovë. Shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin "Kiril Pejçinoviq"-Tetovë. Ne suksesin e arritur, i ati e dërgon atë në mësime të mëtutjeshme për Stomatologji në Fakultetin e Prishtinës, pasi e mbaroi Fakultetin dhe diplomoi (1990) nisi me punë në ordinancën e tij private në Tetovë (1991). Pas disa vitesh ai filloi specializimin në lëmin e Kirurgjisë Maksillofaciale në Fakultetin Shtetëror të Shkupit, po në të njëjtin Fakultet ai vazhdoi studimet posdiplomike, Magjistraturë, duke u bërë kështu edhe Magjistri i Parë Shqiptar në Maqedoni. Më 25 shtator 2005 ai dhe shumë stomatologë tjerë e formuan Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare me seli në Tetovë, Maqedoni duke u bërë kështu edhe kryetar i parë i saj.

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.