Instagram

platformë e mediave sociale në pronësi të Meta Platforms

Instagram është një rrjet social qe mundeson shperndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filterave digjital mbi to dhe shpërndarjen ne rrjete tjera sociale si Facebook e X. Një mundesi e rëndësishme esshte qe fotot kufizohen ne një forme rrethore, ngjashem me Kodak Instamatic apo fotot e Polaroid. Sot ky rrjet po perdoret ne mase te madhe, dhe u llogariten te jene deri ne 100 milione shfrytezues aktive, ne një matje te bere ne prill 2012. Instagrami shperndahet permes App Store-it te Apple dhe Google Play. Se pari, Instagram ishte i mundshem vetem për iPhone, dhe iPod Touch, mirepo kjo shpejt nderroi kur ne prill te vitit 2012, u shtua dhe mundesia qe ky aplikacion te perdorej ne kamerat e telefoneve Android.

Instagram

AutorKevin Systrom, Mike Krieger (Burbn, Inc.)
ZhvilluesFacebook, Inc.
Versioni i parë16 korrik 2010
Statusi i zhvillimitAktiv
Sistemi operativiOS 5.0 ose me i ri[1] Android 2.2 ose me i ri
Madhesia e skedarit14 MB
Përdoret përFoto & Video
Faqja zyrtareinstagram.com

Krijimi i idese

Redakto

Instagram u krijua nga Kevin Systrom[2] dhe Mike Krieger[3] dhe u lansua ne treg ne tetor te vitit 2010[4]. Ky aplikacion filloi zhvillimin ne San Francisko kur te dy programeret, pra Systrom dhe Krieger zgjodhen te perqendrohen me shume ne aplikacione mobile mbi fotografike. Ne mars te 2010, Systrom fitoi rreth 500.000 $ te holla nga Baseline Ventures dhe Andreessen Horowitz gjersa po punonte ne një projekt qe kishte lidhje plotesisht me HTML5, i quajtur Burbn[5]. Njerez tjere qe u shtuan ne stafin e Instagramit te krijuar me vone, perveq Kevinit ishin edhe Josh Riedel, qe filloi pune si Menaxher Komuniteti, Shayne Sweeney punonte si inxhinier dhe Jessica Zollman u punesua si evangjeliste e komunitetit ne gusht te vitit 2011.

Zhvillimi i aplikacionit

Redakto

Ne janar te 2011-es, Instagram shtoi ‘thurrjet (#)’[6] që ti ndihmojë shfrytëzuesit të zbulojë shfrytëzuesit tjerë të aplikacionit, ashtu si dhe të gjejë fotot që dëshiron ti shohë. Instagram inkurajon shfrytezuesit qe ti perdorin aty ku duhet keto shenja apo tagje, ne vend qe ti perdorin ne menyre jo te rregullt vetem qe nëse ajo duket mire. Ne shtator te po atij viti, verzioni i sapo perfunduar i Instagram 2.0 u bë pjesë e App Store (iOS). Ky variant, mjaft modern ne ate kohe, perfshinte filtera te rinje dhe qe do te mund te perdoreshin sa here qe shfrytezuesi kerkon, foto ne një rezolucion shume te larte, bordura sipas deshires, rotacion te fotove me një klikim dhe një ikone te re te aplikacionit. Me 2 shkurt 2011, ishte suksesi i pare i Instagram, kur u shpall se vlera e aplikacionit ishte rritur dhe tani po vleresohej për 7 milione $ me shume ne financat e Serie A, pasi u sponzorua nga investitore te ndryshem si Benchmark Capital, Jack Dorsey, Chris Sacca dhe Adam D’Angelo. Kjo beri qe vlera e Instagram te rritej ne rreth 25 milione $. Me 3 prill 2012, Instagrami u leshua edhe për Android, dhe u shkarkua me shume se një millione here ne me pak se një dite. Te njëjtën jave, Instagram shtoi mbi 50 milion $ në arkat e saj, duke bere qe vlera e saj e pergjitshme te arrije ne rreth 500 milione $. Ne tre muajte e ardhshem, Instagram u pelqye dhe u vleresua nga me shume se 1 milion shfrytezues te Google Play, dhe ishte vetem aplikacioni i peste ne histori qe arriti një millione vleresime ne Google Play, pasi qe ne prill te 2013-es, ishte vleresuar rreth kater millione here. Instagrami tani është duker punuar ne zhvillimin e gjuhes se re qe te zevendesoje Kushtet e kontestuara gjate perdorimit, në janar te vitit 2013 është konfirmuar se Instagrami ka kerkuar fotot e kartave te identitetit për te verifikuar identitetin për shkak te disa shkeljve te paspecifikuara.Ne janar te vitit 2013 nuk ishte asnje plan qe qe aplikacioni te behej i lire për paisjen BlackBerry's O.S. 7 edhe pse është e mundshme qe te behet e lire për paisjen BlackBerry Z10 dhe Q10 .Alternativat aktuale për pasisjen BlackBerry 7 perfshijne InstaPhoto, LensBoost dhe Photo Studio, dy prej te cilave janë ne dispozicion me cmime te ndryshme. Instgrami nuk kishte bere plane qe ti ofronte mbeshtetje Windows Phone mirpo është perfolur se ne muajin maj te vitit 2013 është bere lirimi I një aplikacioni te Instagramit për Windows Phone .Deri ne dhjetor te vitit 2010 Instagrami kishte 1 milion perdorues te regjistruar. Në qershor te vitit 2011 Instgrami njoftoi se kishte 5 milion perdorues dhe ne shtator te njetit vit ajo e kaloi shifren prej 10 milione perdorueseve.Ne prill te vitit 2012 u njoftua se mbi 30 milione llogari ishin vendosur ne Instagram. Instagrami njoftoi se 100 milione fotografi ishin ngarkuar me shërbimin e saj qe nga korriku I vitit 2011.Ky total ne vitit 2011 arriti shifren ne 150 milione. Instagrami koheve te fundit beri buje me perpjekjet e saj për ta mbajtur universin Instagram- një hapesire positive dhe ka ndaluar çdo hashtags ose fotograg qe nxiste Ndonje vet-demtim. Instagrami i ka kushtet themelore te persorimit qe një perdorues duhet ti ndjeke duke perfshire një kerkese qe perdoruesit te jene 13 vjec ose me te vjeter, ka kufizimeve ndaj postimeve te dhunshme ,lakuriqesise dhe fotove pjeserisht zhveshura, ose te fotografive qe te kujtojne gjera seksuale si dhe te githa aktivitet qe janë te lidhura me këtë. Ne permbajtjen e Instagramit përfshihen edhe te drejtat e pronarit.Instagrami nuk pretendon te këtë ndonje te drejte pronsie ne tekst fotografi apo imazh, video tinguj, vepra muzikore, vepër autoresie ose ndonje material tjetër qe perdoruesit mund ti postoje me shebimit te Instagramit. Deri ne maj te vitit 2012, 58 milione fotografi ishin ngarkuar dhe një perdorues i ri ishte duke fituar në çdo sekonde. Numri i përgjithshëm i fotografive te ngarkuara ne rrjet kishte tejkaluar një miliarde. Me 9 gusht 2012, muzikanti anglez Ellie Gouldin erdhi ne treg me një video te re muzikore te kenges se saj “Çdo gje mund te ndodhe” dhe videoja permbante fotografi qe një fans I Instagramit i kishte vendosur nga filtra te ndryshme te instagramit qe perfaqsonin fjale ose tekstin e kenges. Aty mbi 1.200 fotografi ishin paraqitur. Me 27 shkurt 2013 Instagrami njoftoi se kishte 100 milione perdorues aktive,gje qe ndodhi vetem pas dy vjet e gjysme te punës.Kjo tregonte se kishte një rritje prej 10 milione perdoruesve në një kohe prej pak me shumë se një muaj. Shumë te famshem kane profile ne Instagram, dhe shumë shpesh e shfaqin jetesen e tyre ekstravagante. Instagrami është sikur një prapaskene ne jeten e muzikanteve, aktoreve, fotografeve e shumë te tjereve.

Lidhja e Instagram me Facebook

Redakto

Ofertat për Instagram nuk munguan, pasi qe Facebook, ne prill te 2012-es, beri një oferte qe mendohet se ishte rreth 1 miliarde $ kesh dhe një perqindje te aksioneve. “Zyra britanike per tregeti te drejte” aprovoi marreveshjen me 14 gusht 2012, dhe me 22 gusht 2012, Komisioni Federal i Tregtise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbylli investigimet, duke lejuar marreveshjen te vazhdoje. Me 6 shtator 2012, marreveshja i plotesoi te gjitha kushtet dhe u mbyll mes Instagram dhe Facebook.[7] Facebook ne krye me Mark Zuckerberg tha qe Facebook “ishte e angazhuar ne ndertimin dhe zhvillimin e Instagramit ne menyre te pavarur”, në kontrast me ate se çfarë po ndodhte ne te vertete, pasi shpesh shihej qe nuk ishin aspak te interesuar ne ate rruge.

Problemet e Instagram me Kushtet e Perdorimit

Redakto

Me 17 dhjetor 2012, Instagram updatoi Kushtet e Përdorimit, duke i siguruar vetes të drejtën për ti shitur fotot e shfrytezuesve një pale te trete pa lajmerim e kompenzim duke filluar nga 16 janari i 2013-es.[8] Ky vendim u kritikua ne menyre te madhe, duke filluar nga avokate private, shfrytezues, National Geographic e personalitete si Kim Kardashian, dhe beri qe Instagram te leshoje një deklarate duke kthyer mbrapa kushtet aq te diskutuara, mirepo përsëri kjo ndikoi qe Instagram te humb një pjese te perdoruesve te cilet filluan te perdorin aplikacione te tjera te ketij lloji. Ketu mund te permendim, Pheed, një rrjet social mjaft i perhapur dhe i ngjashem me Instagramin, i cili fioi me shume shfrytezues se te gjitha aplikacionet tjera ne SHBA te njëjtën jave qe Instagram vendosi ti nderronte Kushtet e Perdorimit. Një sherbim tjetër qe shfrytezoi situaten e krijuar ishte Flickr e krijuar nga Yahoo, qe u leshua edhe si aplikacion mobil për iOS dhe beri qe Instagram te këtë mjafte konkurrence.

Statistika mbi Instagram

Redakto
  • Instagram ka rreth 100 milione shfrytezues aktiv ne muaj.
  • Rreth 40 milione foto postohen çdo dite.
  • Ndodhin rreth 8.500 pelqime çdo sekonde.
  • 26 nga 100 top brendet kane me shume se 10 mije ndjekes ne Instagram.
  • 10 nga 100 top brendet kan me shum se 100 mije ndjekes ne Instagram.
  • 40% te fotove ne Instagram janë te filtruara.
  • Lo-Fi është filtruesi me i perdorur.
  • 98% te fotove te postuara ne Instagram shperndahen edhe ne Facebook.
  • 28% e shfrytezuesve te Internetit ne SHBA me moshe ne mes te 18 dhe 29 vjete perdorin Instagramin.
  • 14% e shfrytezuesve te Internetit mes 30 e 49 vjete perdorin Instagramin.
  • Vetem 3% e shfrytezuesve te Internetit mes 50 e 65 vjete perdorin Instagramin.[9]
  • Ne 25 shtator 2016 Selena Gomez ishte personi i pare ne bote qe kaloi shifren 100 milion ndjekesve ne Instagram.
  • Ne prill te 2018 foto me e klikuar ishte ajo e Kylie Jenner qe tregonte femijen saj te porsalindur, e cila mori plot 18 milion like.

Referime

Redakto
  1. ^ "Instagram per iPhone, iPod touch, dhe iPad ne iTunes App Store". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Biografi e Kevin Systrom" (në anglisht). wikipedia.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Biografi e Mike Krieger" (në anglisht). wikipedia.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Histori• Instagram" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "Akteret kryesore ne krijimin e aplikacionit" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Futja e thurrjeve(#) ne aplikacion• Instagram" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2012. Marrë më 13 qershor 2013.
  7. ^ "Marreveshja e Instagram me Facebook • Instagram" (në anglisht). Instagram.com. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2012. Marrë më 13 qershor 2013.
  8. ^ "Kushtet e perdorimit • Instagram" (në anglisht). Instagram.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ "Statistika • Instagram" (në anglisht). Instagram.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)