Instituti Profesional Linux

organizatë

Instituti Profesional Linux është një organizatë jo fitim-prurëse që siguron çertifikim profesional për programuesit dhe administratorët e sistemit Linux. Çertifikimet nga Instituti Profesional Linux siguron një kualifikim që mund të përdoret për të treguar që dikush është kompetent i një niveli të caktuar.

Programi i Çertifikimit LPI

Redakto

Provimet mbulojnë një gamë të gjerë të temave të ndryshme të bazuara në Linux. Provimet janë mundësuar në pothuaj çdo vend të botës dhe janë përkthyer në disa gjuhë të ndryshme. Provimet janë përgjithësisht të organizuara me pyetje me zgjedhje të shumëfishta. Këto provime mund të jepen elektronikisht ose në formatin tradicional, në letër. Organizata inkurajon pjesëmarrjen aktive të komunitetit në krijimin dhe përditësimin e provimeve. Të gjithë mund të përdorin materialet në wiki ose hapësirën e komunikimit në email për të krijuar provimet e reja apo për të përditësuar e atyre ekzistuese. Provimet kanë një shpërndarje gjithëpërfshirëse, duke kërkuar njohuri të përgjithshme mbi Linux. Kjo paraqitet në mënyrën se si provimet trajtojnë formatet e ndryshme të paketave të menaxhimit, .deb dhe .rpm. Në versionet e mëparshme të testeve kandidati mund të zgjidhte njërën nga këto formate; në versionin aktual kandidatët duhet të kenë njohuri mbi të dyja.

Programi i LPI ka një hierarki prej tre nivelesh për çertifikimet personale. Secili nivel i korrespondon një çertifikimi, si në vijim:

  • LPIC-1: Niveli fillestar i administratorit Linux
  • LPIC-2: Niveli i avancuar i administratorit Linux
  • LPIC-3: Niveli superior i administratorit Linux

Në vitin 2012, LPI prezantoi një nivel hyrës çertifikimi, të quajtur Bazat e Linux.

Organizata

Redakto

Instituti Profesional Linux është regjistruar si një organizatë jofitim-prurëse kanadeze më 25 tetor 1999, me seli qendrore pranë Torontos, Ontario, Kanada. Provimet në përgjithësi nuk administrohen nga Instituti Profesional i Linux, por menaxhohen nëpërmjet partnerëve të tij të trajnimit. Pjesa më e madhe e provimeve administrohen nga qendra e testimit Pearson VUE. Gjithashtu, një numër i madh provimesh ofrohen gjatë panaireve dhe konferencave mbi Linux dhe IT, ku zakonisht provimet mund të jepen me një çmim të reduktuar, ose ndonjëherë edhe falas. Rast i tillë mund të përmendet konferenca OSCAL që u zhvillua më 3-4 maj, në Tiranë nga komuniteti Open Labs.

Degët Ndërkombëtare

Redakto

LPI punon me organizata ndërkombëtare për të siguruar rritjen dhe zgjerimin e Linux, Burimin e Hapur dhe Programe të Lira. Kjo punë përfshin një strategji për asistimin dhe bashkëpunimin me organizatat ekzistuese që ndajnë interesa të ngjashme. Iniciativa e vendosjes rajonale fokusohet në identifikimin e organizatës partnere më të mirë në rajon, që i përshtatet më së miri promovimit të profesionalizmit mbi Linux dhe janë në gjendje të identifikojnë organizata partnere të tjera.

Rregullorja e Riçertifikimit

Redakto

LPI ka ndryshuar rregullat riçertifikimin tri herë nga krijimi i tij. Në fillim nuk kishte një rregullore riçertifikimi, por në 1 shtator 2004 LPI vendosi të prezantonte një rregullore 10 vjeçare për të mbështetur aftësi të ngjashme dhe aktuale. Dizenjimi i çertifikatës i fituar përpara 1 shtatorit 2004 ishte konsideruar një dizenjim i përjetshëm dhe nuk ishte i prekur nga rregullorja e re. Sërisht më 1 dhjetor 2006 LPI vendosi që aftësitë e aprovuara nuk ishin të vlefshme dhe aktuale kështu që prezantuan një rregullore riçerifikimi për pesë vjet. Kandidatët që kishin fituar çertifikata LPIC duhet të ri-çertifikoheshin çdo pesë vjet ose në të kundërt të merrnin një çertifikim me status më të avancuar edhe nëse çertifikimi i tyre kishte ndodhur përpara datës 1 shtator 2004. Megjithatë, çertifikatat e siguruara para datës 1 shtator 2003 u konsideruan aktive deri më 1 shtator 2008.

Referime

Redakto
 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë: