Open Labs
41°19′17″N 19°49′45″E / 41.32134°N 19.82916°E
Open Labs Albania është qendra e komunitetit shqiptar promovues të teknologjive dhe kulturës 'kod strukture falas' (open source) si dhe dijes së hapur. Në mjediset e Open Labs hackerspace çdo javë organizohen takime midis anëtarëve të projekteve dhe komuniteteve të ndryshme si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, Arduino etj. Gjithashtu në mjediset e Open Labs organizohen projeksione dokumentarësh të publikuara në liçensat Creative Commons, biseda, punëtorí të hapura për të gjithë dhe zbatohen projekte që kanë si qëllim rritjen dhe aktivizimin e komunitetit. Gjithashtu anëtarët e Open Labs organizojnë aktivitete e ngjarje dhe në qytete të ndryshme të Ballkanit dhe Europes duke bashkëpunuar me organizata dhe komunitete të ngjashme open source. Open Labs ka qendrën në Tiranë dhe është organizatë jo-fitimprurëse aktive që në verën e vitit 2012.
Misioni
RedaktoMisioni i tyre është ta bëjnë njohurinë një mjet që sjell përparim dhe hap horizonte të reja për njerëz të të gjitha moshave, organizatave, komuniteteve lokale; njerëzit e zakonshëm.
Ndërsa ideja tyre buron nga dashuria e teknologjisë dhe arsimit, motivimi i tyre kryesor është dëshira për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre me komunitetin që ata kanë krijuar. Ata duam të ndajnë idetë e tyre ashtu si fëmijët e vegjël ndajnë entuziazmin e tyre.
Open Labs beson se qasja e lehtë dhe e lirë e njohurive ka qenë gjithmonë një tregues i përparimit për shoqëritë. Ata besojnë në këtë: se në qoftë se komuniteti Open Labs merr qasje të lehtë në njohuri përmes mjeteve që janë në dispozicion sot (kryesisht përmes teknologjisë në dispozicion) mënyrën se si ne e kuptojmë realitetin tonë do të ndryshojë. Ata janë të angazhuar për të përcaktuar burimet dhe energjinë e tyre për këtë qëllim!
Aktivitetet
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 8 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.cryptoparty.in/tirana
- ^ https://opensource.com/article/17/3/open-labs-48-hour-hackathon-albania
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=4N7ev7l_5VM