Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës
(Përcjellë nga International university of tirana)
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës është një Institucion i Arsimit të Lartë i krijuar si iniciativë e një grupi profesorësh shqiptarë dhe të huaj me mbështetjen e Universitetit të Pizës (Universita' degli Studi di Pisa) në Itali, Universitetit të Sorbones në Francë, Universitetit të Glassgow në Skoci, Universiteti Upasales në Suedi dhe Universteti Columbia-s ne New York në ShBA.
Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës ka për qëllim :
- Të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të proçesit të mësimdhënies.
- Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e shkencave ekonomike dhe juridike.
- Të kryejë studime universitare dhe kërkime shkencore në fushën e shkencave ekonomike dhe juridike.
- Të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurse të specializimit dhe kurse të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë për ekonomistë dhe juristë.