Irene Polo
Irene Polo Roig (lindur në 27 nëntor 1909- 3 prill 1942) ishte një gazetare spanjolle, publiciste dhe përkthyese. Ajo ishte një prej gazetareve të para gra në shtypin katalanas. Polo ka lobuar për të drejtat e punëtorëve dhe ka kontribuar në themelimin e Shoqatës së Gazetarëve në Spanjë. Për shkak të Luftës Civile në Spanjë ajo jetoi tre vitet e fundit në mërgim në Buenos Aires, ku Polo kreu vetëvrasje në moshën 32 vjeçare.
Edukimi dhe fillimet në jetë
RedaktoIrene Polo Roig lindi në Barcelonë, 27 nëntor 1909. Babai i saj ishte polic dhe vdiq në moshë të re. Mamaja e saj quhej Francisca Roig. Sikurse shumë gra të kohës së saj, Polo nuk kishte akses në edukim apo studime universitare dhe iu desh të mësonte vetë.[1] Ajo u shpërngul në Madrid në 1914.
Karriera
RedaktoPolo nisi karrierën e saj në gazetari me revistën Mirador në 1930 dhe ka punuar në Barcelonë deri në 1936. Artikujt e saj të publikuar në media të ndryshme si Imatges, La Humanitat, La Rambla, L'Opinió, L'Instant, dhe Última Hora karakterizohen si ironike dhe thumbuese ndaj shoqërisë dhe politikës për atë kohë.
Në 1936 Polo shkoi drejt SHBA si zëdhënëse dhe përfaqësuese e kompanisë teatrale Margarita Xirgu. Kur kompania u shpërbë në 1939 Polo nuk mund të kthehej në Barcelonë për shkak të Luftës Civile në Spanjë. Në vend të kësaj ajo jetoi në mërgim në Buenos Aires së bashku me motrat dhe mamanë të cilat kishin arritur të largoheshin nga lufta. Atje ajo punoi si përkthyese e gjuhës frënge dhe anglishtes për publikime në Losada dhe Sopena si dhe shërbeu si drejtoreshë marketingu në një linjë parfumerie. Polo ra në dashuri me një vajzë, një dashuri e pamundur që e shtyu atë drejt vetëvrasjes në moshën 32 vjeçare në 3 prill 1942.
Referime
Redakto- ^ "Irene Polo (1909 - 1942) - Narrativa i pedagogia". Internet Archive WayBack Machine (në katalonisht). BIOGRAFIES DE DONES CATALANES. 12 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2010. Marrë më 16 qershor 2017.