Isa Çipaj
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Isa Çipaj ka lindur në Veliqot të Tepelenës ,në vitin1875.I ati i tij quhej Seit Çipaj .Shumë i njohur si patriot në Tepelenë e rreth saj..Si një i ri me deshirën e madhe për tu arsimuar ,largohet në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare drejt Janinës.Ndjek mësimet në gjimnazin e njohur të asaj kohe , Zosimea.Falë arsimimit në këtë shkollë, më pas emigron në Amerikë.Aty lidhet me patriotë shqiptar që kryenin një aktivitet të dendur patriotik.Bëhet anëtar i shoqatës Vatra dhe jep kontributin e vet në të.Kthehet në Shqipëri rreth viteve 1912 dhe mbështet pavarësinë e vendit.Shkruan për këtë akt madhështor në gazetat e kohës.Punon si arsimtar dhe nënpunës i asaj kohe në Tepelenë .Me zell ushqyen shpirtin patriotik , sidomos tek të rinjtë.Nga martesa e vet me Nazon ,nuk pati fëmijë.Adopton ligjërisht një djalë ,Tasimin jetim ,nga Damsi i Tepelenës .E rrit me dashuri dhe përkushtim.Tasimi është sot Dëshmor i Atdheut.Trupi i tij ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve në Tepelenë.Isai përveç punës, kujdesej edhe që bashkëfshatarët e vet të arsimoheshin duke punuar personalisht me ta.Për një kohë të gjatë ka punuar mësues në fshatin Turan në Tepelenë .Njohës i disa gjuhëve të huaja si : greqisht,latinisht,anglisht,turqisht dhe serbisht.Aftësia për të shkruar e bënë një person mjaft aktiv në Nënprefekturën e Tepelenës e në Gjirokastër.Isai qe dhe njeri mjaft besimtar.I përkiste besimit bektashjan.Vdes në moshën shtatëdhjetë vjeçare, në vendlindjen e tij.