Ish hotel "Unioni" (Prishtinë)
Ish Hotel Unioni është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.[2][3]
Ish Hotel Unioni | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek.XX -1923 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3341 |
Historiku dhe përshkrimi
RedaktoNdërtesa e ish "Hotel Union" është ndërtuar në vitin 1927 nën mbikëqyrjen e arkitekt austriak, Andrija Kremer.[4] Këtu janë kombinuar elemente të neo-rilindjes, neo-barokut dhe arti të ri dhe ishte një nga të paktat ndërtesa në Prishtinë nën ndikimin e arkitekturës evropiane. Gjatë dekadave të para të ekzistencës së saj, ajo ishte quajtur "Hotel Skënderbeu" duke e dëshmuar këtë edhe me anë të pikturave dhe ikonave të vendosura në muret e ndërtesës. Pas Luftës së Dytë Botërore, objekti u shtetëzua nga qeveria dhe u quajt "Hotel Unioni".[2] Diskutimet për të ardhmen e këtij objekti u ndezën në vitin 2008, kur Komuna e Prishtinës njoftoi synimet e saj për rrafshimin e objektit të ish "Hotel Skenderbeut", nën pretekstin se nuk zotëronë asnjë vlerë të rëndësishme arkitektonike dhe duhet të hapet rruga për bulevardin e ri "Ibrahim Rugova", që do të ndërtohej.[5][6] Kjo është konfirmuar nga disa ekspertë, të cilët vlerësonin se rreth 80% e vlerave historike të saj ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.[3] Kjo ra në kundërshtim me ata të cilët bënin thirrje për rivendosjen e tij në gjendjen origjinale.[7] Gjithashtu, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës shprehu rekomandimin e vet për restaurimin e menjëhershëm të tij.[8] Gjendja e objektit është përkeqësuar edhe më tej, kur aty kishte rënë zjarri në vitin 2009.[7][8][9] Një njeri i pastrehë ishte arrestuar menjëherë nën dyshimin për kryerjen e këtij krimi.[6] Konfuzionet duket të jenë zgjidhur përfundimisht në vitin 2010, kur Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore njoftoi marrëveshjen e tij mekompaninë italiane të modës The United Colors of Benetton për të rivendosur objektin në gjendje sa më të afërt të me gjendjen origjinale të tij.[10] Pas përfundimit të punëve në restaurimin në vitin 2013, United Colors of Benetton inauguroi njëhapsirë 2,000 metrash katrorë në objektin e renovuar e ish "Hotel Skenderbeut".[11]
Galeria
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ a b Qendrimet e Grupit dhe faktet per ish-Hotel Unionin Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine 10.07.2016.
- ^ a b "Hotel Unioni do të rindërtohet". YllPress. 4 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Union Hotel building". In Your Pocket. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 10 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hoxha, Kreshnik (28 qershor 2012). "Prishtina: Qyteti Nën Okupim". Prishtinë: Gazeta - "Jeta në Kosovë". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 10 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Vrapi, Belinda (4 qershor 2010). "Pristina's Union Hotel to be Bulldozed". Prishtina: Balkan Insight.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Hotel Unioni në flakë". Radio Evropa e Lirë. 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Mullaademi, Leart (22 gusht 2008). "Union Hotel in Prishtina on fire". fq. 11, 53. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 10 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bardhi, Silvana (22 gusht 2009). "Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore". Prishtinë.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "RAPORT DHE KONSTATIME" (PDF). Prishtinë. 7 maj 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 10 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The United Colors of Benetton megastore in Pristina opens". United Colors of Benetton. 29 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)