Ismail Manxhuka

Ismail Manxhuka ka lindur më 1961, në fsahtin Samadraxhë të komunës së Suharekës, Kosovë. Rrjedh nga një familje e mesme fshatare. Shkollën fillore e përfundoi në fshat, të mesmen në Suharekë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Mitrovicë. Është inxhinier i diplomuar i teknologjisë. Deri në vitin 2001, ka punuar si arsimtar gjimnazi në lëndët matematiko-natyrore, në Kosovë dhe në Suedi, ndërsa që nga viti 2001, ai punon vetëm si përkthyes verbal dhe literature në suedisht-shqip dhe anasjellats. Me krijimtari letrare, filloi të merret që nga shkolla fillore. Ndërsa që nga shkolla e mesme e deri më sot, herë pas here i ka botuar punimet e tij letrare nëpër gazeta të ndryshme javore dhe periodike në Kosovë dhe në Suedi.