Iso-Polifonia (gazetë)
Gazeta Iso Polifonia është organ i Këshillit të Muzikës Shqiptare, Seksionit Shqiptar të CIOFF-it me mbështetjen e Rrjetit Kombëtar të Shoqatave dhe Grupeve iso-polifonike të vëndit. Gazeta Botohet 1 herë në muaj në qytetin muze të Gjirokastrës "Pasuri kulturore e njerëzimit, mbrojtur nga Unesco. Gazeta Iso-Polifonia i kushtohet ruajtjes, studimit dhe promovimit të iso-polifonisë popullore shqiptare shpallur si "Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, mbrojtur nga Unesko, shpallur më 25 nëntor 2005, në selinë e Uneskos në Paris. Kryetar i Këshillit Botues është Prof. Dr. Vasil S. Tole, Drejtor i gazetës është Z. Niko Mihali dhe Kryeredaktor i saj është Z. Engjëll Serjani. Numuri i parë i gazetës doli në muajin janar 2006.
Lidhje të jashtme
Redakto- Iso-Polifonia - Faqja zyrtare e gazetës