Termitet
Insekt
(Përcjellë nga Isoptera)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Termitet janë insekte të përhapura më tepër në viset e nxehta. Karakteristikë për termitet është se jetojnë në bashkësi të mëdha, duke kaluar jetë shoqërore. Në shoqërinë e tyre dallohet : mbretëresha (mëmëza) pa krehë, e cila prodhon numër të madh vezësh : meshkujt, punëtorët dhe ushtarët. Çdonjëri prej tyre ka detyrë të caktuar. Punëtorët ndërtojnë folenë,mbledhin ushqimin dhe ushqejnë të vegjëlit, ndërsa ushtarët, të cilët kanë mandibulat e forta, shërbejnë për mbrojtjen e folesë. Termitet jetojnë në tokë, ku ndërtojnë termitore (fole) nëntokësore dhe mbitokësore, që mund te arrijë lartësinë mbi 3 metra, të përshkruar me kanale të shumta. Termitet ushqehen me masën e drunjve, me humus dhe me mbeturina bimore.