Karkaleci
Karkalecat janë grup i madh i insekteve (mbi 10.000 lloje) të përhapura në vendet e ndryshme te botës.Në kokë kanë dy antena të gjata,ndërsa aparati i gojës është i përshtatur për grimcim.Kanë dy palë krahë.Këmbët e prapme i kanë shumë të zhvilluara dhe iu shërbejnë edhe për kërcime të gjata.Karkalecat ushqehen me bimë dhe në vendet ku kalojnë tufat e tyre,dëmtojne shumë kulturat bujqësore.Te ne njihen karkaleci i gjelbër,bukthi i arave,ai i shtëpise etj..Për jetën e saj në tokë është e njohur dosëza,te e cila këmbët e para i shërbejnë për gryerrje në të cilin rast dëmtojne rrënjët e bimëve.