Ivan MillutinoviqMillutin (serbokroatisht: Иван Милутиновић ose Ivan Milutinović, l. 27 shtator 1901 — v. 23 tetor 1944) ishte një komunist dhe revolucionar jugosllav. Për shkak se u bë anëtar i lëvizjes ilegale të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) në vitin 1923, disa herë u arrestua e dënua. Në vitin 1929, ai u dënua me gjashtë vite burg, e në vitin 1934 u shtuan edhe dy. Prej vitit 1939 ai u bë anëtar i Komitetit Qendror të PKJ-së dhe i Politbyrosë së KQ të PKJ-së që nga viti 1940.

Ivan Millutinoviqi në vitn 1942

Millutinoviqi mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare Jugosllave që nga viti 1941 si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ), komandant i Shtabit Kryesor të Partizanëve të Malit të Zi, anëtar i Kryesisë së AVNOJ-it dhe NKOJ-it. Ai vdiq me rangun e gjeneral-lajtnantit të UNÇJ-së në tetor të vitit 1944, pas arritjes së tij në Beogradin e çliruar. Ai u shpall hero kombëtar i Jugosllavisë më 6 korrik 1945.[1]

Më datë 5 shtator 1945, Këshillit Antifashist Shqiptar si shenjë miqësie ndaj Jugosllavisë së Titos e dekoroi me Urdhërin e "Heroit Kombëtar".[2]

Referime Redakto

  1. ^ Arben SALIU në gazetën "Korrieri" në artikullin : "ROKADA E DEKORIMEVE SHQIPTARO-JUGOSLLAVE"
  2. ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 1162. ISBN 9928-241-84-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)