Izohipsi
(Përcjellë nga Izohipsa)
Izohipsi (në shumës: Izohipset, nga greqishtja: isos = i njëjtë, hypsos = lartësi) është vija imagjinare që bashkon pikat me të njëjtën lartësi mbi nivelit e detit. Izohipset janë vija të lakuara dhe të mbyllura, që vihen re si një element i rëndësishëm i hartave topografike dhe të gjeografisë fizike.
Përdorimi i izohipseve në hartat topografike
RedaktoSa më e madhe të jetë dendësia e rrjetit të izohipseve (sa më pranë njëra-tjetrës të jenë vijat), aq më i pjerrët është relievi. Izohipset shënohen me ngjyrë të errët ose kafe dhe paraqitja e tyre varet nga shkalla e hartës. Zakonisht, izohipset paraqiten çdo 5, 10, 20, 50, 100, ose më tepër metra mbi nivelin e detit.
Shih edhe
Redakto- Izobaret (nga greqishtja: isos = i njëjtë, baros = peshë) janë vijat e lakuara që bashkojnë pikat me të njëjtin presion atmosferik (shtypje atmosferike).
- Izotermat (nga greqishtja: ισος = i njëjtë, i barabartë, θερμη = ngrohtë) janë vijat e lakuara që bashkojnë pikat me të njëjtën temperaturë. Shfrytëzohen në meteorologji për përpilimin e hartave sinoptike për paraqitjen e hapësirave me temperaturë të njëjtë dhe ndryshimeve të temperaturës.