James Earl Jones
James Earl Jones (lindur më 17 janar, 1931) është një aktor amerikan. Karriera e tij ka zgjatur për më shumë se 60 vite, dhe ai është përshkruar si "një prej aktorëve amerikan më të shquar dhe të shumanshëm"[1] dhe "një prej aktorëve më të mëdhenj në historinë Amerikane." Që nga debutimi i tij në Broadway në vitin 1957, Jones ka fituar shumë shpërblime, duke përfshirë një Tony Award dhe Golden Globe Award për rolin e tij në The Great White Hope. Jones ka fituar tre Emmy Awards, duke përfshirë dy në vitin 1991, gjithashtu ai ka fituar një nominim Academy Award për Aktor më të Mirë në rol kryesor në një version të filmit The Great White Hope. Ai gjithashtu është i njohur për rolin me zë si Darth Vader në serinë e filmave Star Wars dhe Mufasa në filmin The Lion King si dhe shumë role tjera n filma, televizione dhe shfaqje.
Jones thuhet se ka "një nga zërat më të veçantë dhe më të dalluesh mirë-njohur zëra në show biznes, një basso profundo vibrant gjë që ka çuar në nje zë të melodioz dhe serioz". Projektet e tij, përfshijnë aktrim në filma dhe dublime.[2][3]
Në femijëri Jones belbëzonte. Në një episod të Biografi, ai tha se ai e kapërceu problemin e tij përmes poezisë, të folurit publik dhe aktrimit, edhe pse zgjati për disa vite. Si student i mjekësisë ai shkoi për të shërbyer per Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës Koreane para se të ndiqte një karrierë në aktrim.
Në nëntor 12, 2011, ai mori një Çmim Nderi të Akademisë. Në nëntor 9, në vitin 2015, Jones ka marrë çmimin Ikonë e Arteve Zanore.
Fusnotat
Redakto- ^ Marx, Rebecca Flint. "James Earl Jones Biography". All Movie Guide. Marrë më 12 prill 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hornaday, Ann (25 shtator 2014). "James Earl Jones: A voice for the ages, aging gracefully" – nëpërmjet washingtonpost.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Moore, Caitlin (25 shtator 2014). "James Earl Jones might have the most recognizable voice in film and television" – nëpërmjet washingtonpost.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)