Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Jani Vruho (1863-1931). Atdhetar dhe publicist demokrat shqiptar. Lindi në Vertop të Beratit ku mbaroi adhe shkollën fillore. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mërgoi jashtë atdheut, në Egjipt. Atje mbajti lidhje e bashkëpunoi me pairiotë të njohur.

Në vitet 1907-1910 botoi tri gazeta me frymë patriotike e demokratike «Shkopi», «Rrufeja» dhe «Sëpata», të cilat i dërgonte edhe në Shqipëri. Në artikujt e tyre rrihej problemi i bashkimit kombëtar dhe i luftës me armë për pavarësi. Nga pozita të përparuara demokratike e antifeudale dënoi parësinë shqipiare dhe tradhtinë e saj ndaj kombit e popullit. Me qëndrimin e tij të vendosur, me gjuhën e mprehtë e të ashpër u bë një nga gazetarët më të shquar të kohës së vet, mbrojti të drejtat e kombit shqiptar dhe demaskoi qëllimet shoviniste të monarkive fqinje e synimet imperialiste të Fuqive të Mëdha, përkrahu Kongresin e Lushnjës dhe Luftën e Vlorës. Pas vendosjes së regjimit të A.Zogut dënoi ashpër politikën antikombëtare e antipopullore të tij. Më 1927, në emër të shoqërisë shqiptare të Egjiptit iu drejtua Lidhjes së Kombeve me një protestë kundër Pakteve robëruese të Tiranës të viteve 1926-27. Klika e A’nmet Zogut për qëndrimin e tij prej atdhetari e demokrati e dënoi me vdekje në mungesë. Vdiq në Egjipt.