Janulla Rrapi (Sarandë, 1944) është e ëma e Renato Rrapit, djaloshit që simpatizonte të bijën e shkrimtarit Ismail Kadare, arsye për të cilën mendohet se ai u përndoq, u dënua dhe iu dëmtua shëndeti mendor në mënyrë të pakthyeshme. Për këndvështrimin e saj mbi rrjedhën e ngjarjeve ajo shkroi librin Djali i ëndrrës së vrarë, botuar më 2013.

Biografia Redakto

U lind më 1944, e bija e Mark Lepurit dhe e Viktores me prejardhje nga fshati Përparim i Sarandës. Gjatë periudhës së sundimit të Zogut u vendosën me banim në Sarandë ku i ati punoi mekanik. Familja e saj përkrahu Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Janulla u martua me me Gori Rrapin nga Fieri, i cili vdiq jo shumë vite pasi u martuan duke e lënë të vejë.[1]

Sipas dosjes hetimore të përpiluar mbi të, pasi mbeti e vejë "nuk mbajti qëndrim të mirë moralo-politik" si dhe "u shoqërua me gratë sovjetike".

Referime Redakto

  1. ^ Bejko 2007, pp. 113-114

Bibliografia Redakto

  • Bejko, Sadik (2007). Disidentët e rremë. Tiranë: 55. ISBN 9789994356195.