Janus II
Anija franceze “Janus II” është e specializuar për kërkime oqeanografike, deri në thellësi 2000 metra. Ajo është 30 metra e gjatë, 10 metra e gjerë, peshon 225 ton dhe ka një shpejtësi maksimale prej 12 nyjesh detare në orë. Anija disponon edhe batiskafë të ndryshëm për zhytje në thellësi, me qëllime fotografimi dhe nxjerrje objektesh të ndryshëm. “Janus” ka të instaluar dy motorë me nga 550 kuaj fuqi secili. Kjo anije mund të kryejë misione në det të hapur deri në 20 ditë, pa pasur nevojë që të rikthehet në port. Depozitat e saj të karburantit kanë një kapacitet prej 50 mijë litrash.
Anija Janus II u mor me qera nga qeveria shqiptare për nxjerrjen e helikopterit Bell 222U, i cili humbi mbi det gjatë transportimit të Gramoz Pashko për mjekim në Bari, Itali.
"Janus II" ka në bord një nëndetëse të vogël e cila mund të arrijë të punojë deri në thellësinë maksimale të zhytjes prej 610 metrash. Anija është e pajisur dhe me dy robotë, Supër Achile 1 dhe Supër Achile 2, nga të cilët i pari operon në thellësi deri në 1000 metra dhe tjetri mund ta bëjë një gjë të tillë deri në dyfishin e thellësisë. Të dhënat teknike të Supër Achile 2 tregojnë se ai është i aftë të zhvendosë pesha në drejtim horizontal deri në 100 kilogram dhe mund të ngrejë vertikalisht pesha deri në 50 kilogram.