Xhavaharlal Nehru
(Përcjellë nga Jawaharlal Nehru)
Xhavaharlal Nehru (hindisht: जवाहरलाल नेहरू Jawaharlal Nehru, 14 nëntor 1889 – 27 maj 1964) ishte kryeministri i parë i Indisë dhe figurë qendrore në politikën indiane para dhe pas pavarësisë. Ai nën mbikëqyrjen e Mahatma Gandit u shfaq si udhëheqës i lartë i lëvizjes për pavarësimin e Indisë dhe udhëhoqi Indinë nga themelimi i saj si një komb i pavarur në vitin 1947 deri në vdekjen e tij në vitin 1964. Ai konsiderohet arkitekt i shtetit bashkëkohor indian: një republikë sovrane, socialiste, laike dhe demokratike. Ai njihej edhe si Pandit Nehru për shkak të origjinës së tij nga panditët e Kashmirit, ndërkohë që shumë fëmijë indian e njihnin atë me nofkën Chacha Nehru (hindisht për "Xhaxhi Nehru").[1][2]
Referime
Redakto- ^ "Indian National Congress". inc.in. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nation pays tribute to Pandit Jawaharlal Nehru on his 124th birth anniversary | Latest News & Updates at Daily News & Analysis". dna. 14 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2017. Marrë më 18 maj 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)