Zhon Lyk Dëhaeneri About this sounddëgjo  (Jean Luc Joseph Marie Dehaene, lindur më 7 gusht 1940 në Montpellier), deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, politikan belg nga Belgjika. Zhon-Lyku është anëtar i partisë social-krishtere (CD&V), shkencëtar ekonomist dhe kryeministër.

Jean-Luc Dehaene

Zhon-Lyku, në vitin 1988, u thirr në kabinetin e Meartenes për ministër për komunikacion dhe reforma institucionale. Pas dorëheqjes së tij nga ky post, më 1992, si kryeministër , erdhi në krye të qeveris konservative belge, qeveri e cila u zgjodh përsëri më 1995. Pas skandalit politik dhe policor në lidhje me aferën Dutroux në vitin 1996, disa ministra të qeverisë së tij u deshë të japin dorëheqje. Qeveria e tij humbi besimin më 1999 dhe u zëvendësua nga qeveria liberale e udhëhequr nga Guj Ferhofshtad.

Zhon-Lyku ishte zëvendëspresident i Konventës Evropiane, e cila e përpiloi kushtetutën e BE-së. Më 2004 hyri në parlamentin e BE-së.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Jean-Luc Dehaene – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale