Jorgo Kundurioti

politikan grek
(Përcjellë nga Jeorji Kunduriot)

Jorgo Kundurioti (greqisht: Γεώργιος Κουντουριώτης) (1772-1858), lindi dhe u rrit në ishullin e Nidhrës në një familje të pasur arvanite. Familja e tij dhe ai i kushtuan një pjesë të pasurisë revolucionit.

Jorgo Kundurioti nga Karl Krazeisen.

Jorgo Kundurioti u lind edhe ai në Nidhra, në 1782 dhe ishte 13 vjeç më i vogël nga vëllai i tij, Llazari. Në 1824 u zgjodh kryetar i Këshillit Ekzekutiv në Mesollonjë. Gjatë kohës së Kapodistrës u zgjodh anëtar i Trupës Ndërgreke dhe më vonë deputet, këshilltar i qeverisë, ministër i flotës detare dhe në vitin 1848 mori edhe vendin e kryeministrit. Ka qenë deputet në parlamentin grek. Në vitin 1844 u bë ministër i marinës dhe kryeministër, dhe u ribë sërish kryeministër në vitin 1848. Në vitin 1856 u bë kryetar i parlamentit grek. Kundurioti ka qenë me prejardhje Arvanitase, pronar anijesh dhe politikan që ka shërbyer si kryeministër nga Marsi deri në Tetor 1848. Vdiq në Athinë në 1858.

I lindur me 1782 në ishullin Nidhra të Gjirit të Saronikut, në një familje Arvanitase.[1] Ai ka qenë vëllai i Llazar Kunduriotit, një tjetër pronar anijesh i Revolucionit Grek, dhe gjysh i Pavlo Kunduriotit i cili luftoi në Luftën e Parë Ballkanike dhe më vonë shërbeu si president i parë i Republikës Greke.

Familja

Redakto

Kur Lufta e Pavarësisë shpërtheu, Jorgo, sëbashku me tërë familjen e tij mbështetën përpjekjet me dhurime bujare, bashkë me anijet e tyre. Përfundimisht ai arriti të bëheshe me i pasuri edhe pse shpesh ishte në kundërshtim me kapitenët të tjerë Nidhriotë. Jorgo Kundurioti u bë anëtar i këshillit ligjërues i Revolucionit Grek dhe shërbeu si presidenti i saj nga 1823 deri në 1826 gjatë kohës së Rrethimit të Mesollonjës.

Politika

Redakto

Pas pavarësisë, ai u bë anëtar i kabinetit të Jan Kapodistrës, udhëheqësi i parë i Shtetit Grek. Mbas vdekjes së Kapodistrës, ai ishte përkrahës gjysmë i pavarur i partisë Franceze kryesisht nga antipatia e tij kundrejt partisë Ruse dhe Nidhriotët e tij të partisë Angleze. Gjatë periudhës së ngritjes së partisë Franceze nën sundimin e Mbretit Oto, ai shërbeu si kryeministër. Ai vdiq në 1858.

Burimet

Redakto
  1. ^ Peter Trudgill Sociolinguistic variation and change, Published by Edinburgh University Press, 2002, ISBN 978-0-7486-1515-5
Stampa:S-off
Parardhësi 
Petros Mavromichalis
President of the Executive
December 31, 1823 – April 26, 1826
Pasardhësi 
Andreas Zaimis
as President of the Governmental Commission
Parardhësi 
Kitsos Tzavelas
Prime Minister of Greece
March 19, 1848 – October 27, 1848
Pasardhësi 
Konstantinos Kanaris