Jerotheo Andon Jaho
Jerotheo Andon Jaho ishte një peshkop shqiptar nga Përmeti.
Jeta
RedaktoMbas Kongresit te Beratit, i mbajtur në gusht të vitit 1922 ku u miratua me rezolutë unanime Kisha Ortodokse e Shqipërisë të bëhet veteqeverisëse, ashtu si të gjitha kishat e tjera në shtetet e Ballkanit dhe që mitropolitët e dioqezave shqiptare të ishin qytetarë shqiptarë të shuguruar nga patriarku i Kostandinopojës, si dhe që treti gjuha shqipe të përdorej në të gjitha shërbesat kishtare, patriarku i Kostandinopojës emëroi Jerotheo Andon Jahon, peshkop i Miletupolisit, si zëvendësin e tij të plotfuqishem për të studiuar gjendjen në vend dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të zbatoheshin rezolutat e Kongresit të Beratit.[1]
I shoqëruar nga Kristofor Kisi, peshkop i Sinadonit, Jerotheo mbërriti në Korçë në vjeshtë të vitit 1923. Më 21 nëntor 1923 në Katedralen e Shën Gjergjit në Korçe, Fan Noli u shugurua mitropolit të dioqezës së Durrësit, e cila permblidhte edhe Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, Jerotheo u shugurua peshkop i dioqezës së Korçës dhe zëvendësmitropolit i dioqezës së Gjirokastrës dhe Kristofor Kisi peshkop i dioqezës së Beratit, e cila përmblidhte edhe Vlorën.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Pasko, Pandeli (7 janar 2017). "Vështrim historik i Kishës Ortodokse shqiptare". Maqedonia Shqiptare. Marrë më 30 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]