Kongresi i Beratit

This is the stable version, checked on 4 prill 2022. 3 pending changes await review.

Kongresi i Beratit u mbajt ne 13 September 1922, ne Berat, Shqiperi mes përfaqësuesve të ortodoksëve të Shqipërisë. Kongresi vendosi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqiperisë. Sipas vendimeve të kongresit shërbimet fetare do mbaheshin në gjuhën shqipe.[1][2]

Histori

Redakto

Iniciativa për kongresin u mor nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Kostë Paftali, që kishte synimin e bashkimit të ortodoksve shqiptarë. Ai u dërgoi telegrame qarqeve ortodokse në gjithë Shqipërinë. Çdo qark zgjodhi dy delegatë. Më 10 shtator 1922, në shkollën kryesore të Beratit, u mblodhën delegatët dhe paraqitën kredencialet. Një komitet special, që verifikoi kredencialet, u kryesua nga Perikli Kone, sekretari Vasil Llapushi dhe anëtarët Vangjel Çamçe, Stathi Kondi and Taq Buda. Këta ishin delegatët:[3]

Kongresi filloi punën në 11 Shtator 1922 dhe Josif Qirici shpalli autoqefalinë e kishës shqiptare. Më 13 shtator 1922 u aprovua statuti.[4] Një sinod i përkohshëm u zgjodh, me kryetar Vasil Markun. Sinodi kishte katër klerikë e katër laikë. Klerikët ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit and Gjirokastrës, ndërsa laikët ishin Dhosi Havari (Korçë), Simon Shuteriqi (Durrës), Tol Arapi (Berat) and Stathi Kondi (Gjirokastër).[5]

Reagimet nga Patriarkana e Kostandinopojës

Redakto

Meleqi IV i Kostandinopojës i dërgoi Patriarkut një eksark të patriarkanës në Shqipëri, peshkopin Hierotheu nga Miletopolisi, i cli mbërriti në Korçë në 27 Nëntor 1922, pra 2 muaj pasi kongresi ishte bërë. Në 19 dhjetor të vitit 1922 ai i dërgoi një letër sinodit, ku i përgëzoi për iniciativën, duke i siguruar se, me kohë, Patriarkana do e njihte Kishën Autoqefale Shqiptare. Hierotheu i shkroi një raport Meleqit IV dhe propozoi që një delegatë shqiptare të shkonte e ta vizitonte në Stamboll. Delegata shqiptare, e kryesuar nga Vasil Marku, shkoi në Stamboll dhe takoi patriarkun në mars 1923, po nuk mundi të merrte nga Patriarkana një premtim për njohje të autoqefalisë: Meleqi IV mund të jepte vetëm një njohje të pjesshme, dhe ajo do ishte në kundërshtim me statutin e kishës. Në 23 gusht 1923 mitropoliti Kristofor Kisi, nga Berati, doli vullnetar që të shërbente në Kishën e Shqipërisë si peshkop. Ai cili më vonë do bëhej primar i Kishës Shqiptare.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ Hilmi Kolgjegja (2010). Perla shqiptare. Toena. Më 13 shtator 1922, Kongresi Ortodoks i Shqipërisë, mbledhur në Berat i përfaqësuar nga 33 delegatë, shpalli Autoqefale Kishën Ortodokse shqiptare dhe vendosi zhvillimin e meshës në gjuhën shqipe. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, 1918-1937 - Ardit Bido, University of Tirana, 2015" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2018-09-07. Marrë më 2018-09-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Llukani 2010, pp. 84-86
  4. ^ Llukani 2010, pp. 86-87
  5. ^ Llukani 2010, p. 90
  6. ^ Llukani 2010, pp. 91-92

Referime

Redakto