Jeta Xharra

gazetare dhe botuese nga Kosova

Jeta Xharra (lindur më 2 mars 1978, Gjakovë) është një gazetare, publiciste dhe producente kosovare. Ajo është kryeredaktore e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dega Kosovë nga viti 2005, dhe në kuadër të BIRN-it ishte autorja e emisionit hulumtues Jeta në Kosovë, prej nga themeloi edhe mediumin Kallxo. Momentalisht është autore e emisionit Kallxo PërnimeRadio Televizionin Dukagjini.

Jeta Xharra
U lind në (1978-03-02) 2 mars 1978 (46 vjeç)
Shtetësiakosovare
Profesionigazetare · publiciste · producente
Njohur përJeta në Kosovë
Kallxo Përnime
Bashkëshorti/jaAlex Anderson

Karriera

Redakto

Xharra filloi punën në gazetari në 1998 kur u punësua si përkthyese (e më vonë u bë producente lokale) për BBC News dhe Channel 4. Ajo ishte bashkëprodhuese e xhirimit të vetëm që e bëri BBC-ja të betejës së Jasharëve me 5 mars 1998. Në vitin 1999 Xharra punoi për BBC News në Shqipëri dhe Maqedoni.[1]

Ajo bëri magjistraturën në Studime të Luftës në King's College të Londrës (2000) dhe një tjetër në Degën e Skenarit të Filmit në London College of Printing (2002).[nevojitet citimi]

Ajo ka botuar artikull në faqen e parë të gazetës britanike The Independent dhe tekste të tjera në gazetat Economist, Sunday Telegraph dhe Jane's Intellgence Review. Derisa jetoi dhe studioi në Britani të Madhe, Xharra punoi për Zyrën e Planifikimit të Lajmeve të Huaja në Shërbimin Botëror të BBC-së.

Në vitin 2003 Xharra u bë drejtoreshë e zyres së IWPR, Institutit për Raportim në Luftë dhe Paqe, në Kosovë.

Warless, një dramë që Xharra e shkroi në gjuhën angleze, është zgjedhur si një nga 10 dramat më të mira në mesin e 550 që konkurruan në Festivalin e Shkrimtarëve të Rinj në Royal Court Theatre në Londër.

Në vitin 2005 Xharra u bë themeluese e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, dhe drejtoreshë për Kosovë. BIRN qëndron prapa debateve televizive që transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës: Jeta në Kosovë, Drejtësia në Kosovë dhe Jeta në Komunë, portalit të lajmeve në internet Gazeta Jeta në Kosovë, gazetës dyjavore në gjuhën angleze Prishtina Insight dhe portalit të lajmeve në anglisht Balkan Insight.[2]

Jeta personale

Redakto

Xharra është e martuar me gazetarin Alex Anderson, dhe ka dy fëmijë.[3][4]

Mirënjohje

Redakto

Në vitin 2012, South East Europe Media Organization (SEEMO) ia dhuroi Xharrës çmimin Dr. Busek si nder ndaj promovimit të mirëkuptimit në rajonin e Europës Juglindore dhe punës së saj drejt zgjidhjes së problemeve në lidhje me minoritete në Kosovë.[5][6]

Referime

Redakto
  1. ^ "BIRN Kosovo Home :: BIRN" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 3 nëntor 2012.
  2. ^ "Jeta Xharra, Author at Raporto Korrupsionin! KALLXO.com". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-12-24.
  3. ^ "Njihuni me Alex Anderson, bashkëshortin e Jeta Xharres". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2024-02-26.
  4. ^ "Jeta Xharra rrëfen për jetën personale dhe karrierën". Telegrafi. 2020-12-12. Marrë më 2024-02-26.
  5. ^ "Jeta Xharra". Belgrade Security Forum (në anglisht). Marrë më 26 shkurt 2024.
  6. ^ "Jeta Xharra wins 2012 Dr. Busek – SEEMO Award for Better Understanding". SEEMO (në anglisht). 25 maj 2012. Marrë më 26 shkurt 2024.

Lidhje të jashtme

Redakto