Park Ji-min (Hangul: 박


지민, i lindur më 13 tetor, 1995), i njohur më mirë si Jimin, është një këngëtar-kompozitor dhe kërcimtar koreano-jugor. Ai është anëtar dhe vokalist i grupit të djemve nga Korea e Jugut, BTS, në kuadër të kompanisë "Big Hit Entertainment".

Jimin tek Çmimet Kulturore të 6-ta të EDaily më 26 shkurt, 2019
Jimin tek Çmimet Kulturore të 6-ta të EDaily më 26 shkurt, 2019

Jeta dhe karriera

Redakto

Jeta dhe edukimi i hershëm

Redakto

Jimin u lind më 13 tetor, 1995 në Geumjeong, Busan, Korea e Jugut, ku jetonte me prindërit dhe me një vëlla më të vogël. Gjatë shkollës së mesme, ai ndoqi Just Dance Academy ku mësoi disa lloje kërcimesh. Para se të bëhej stazhier, Jimin mësonte kërcimin modern në Shkollën e Mesme të Arteve në Busan dhe ishte student i shquar në këtë departament. Pasi një mësimdhënës i sugjeroi të bënte audicion me një kompani shfaqjeje, në fund ai përfundoi në kompaninë Big Hit Entertainment. Pasi ai u pranua në audicionet e vitit 2012, ai u transferua në Shkollën e Mesme Koreane, duke diplomuar në vitin 2014. Aktualisht,sipas një informacioni të publikuar nga Big Hit ent,Jimin së bashku me anëtarët e tjerë ndjekin studimet e larta në Universitetin Global Cyber.

Më 13 qershor 2013, Jimin bëri debutimin e tij si anëtar i grupit BTS me këngën "No More Dream" nga albumi i tyre debutues 2 Cool 4 Skool. Në grup ai mban pozicionin e vokalistit. Si anëtar i grupit BTS, ai ka dy këngë solo; 1."Lie" dhe 2."Serendipity". Kënga "Lie" u publikua në vitin 2016 në albumin Wings. Kënga u përshkrua si mahnitëse dhe dramatike, duke përcjellë imponime dhe emocione të errëta që ndihmuan në pasqyrimin e konceptit të përgjithshëm të albumit. Në anën tjetër, "Serendipity" nga albumi Love Yourself: Ajo u publikua në vitin 2017, është e butë dhe tërheqëse, duke shfaqur gëzimin, bindjen dhe kuriozitetin e dashurisë.

Të dy këngët solo të Jimin - "Serendipity" dhe "Lie" tejkaluan pesëdhjetë milion transmetime në Spotify, rekord i parë brenda pesë viteve pas "Gentleman" të Psy. Këngët ishin gjithashtu këngët e vetme nga ndonjë anëtar i grupit BTS të renditet në listën zyrtare të 20 këngëve më të transmetuara të BTSMbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu ka thyer rekordin e SoundCloud të reperit Drake me transmetimet më të shumta brenda 24 orëve me këngën e tij single "Promise".

Më 25 Tetor 2018, Jimin (së bashku me pjesën tjetër të anëtarëve të BTS) u përuruan me Urdhrin e Meritës Kulturore të klasit të pestë nga Presidenti i Koresë së Jugut.

Puna solo

Redakto

Në vitin 2014, Jimin bashkëpunoi me bashkëanëtarin e tij Jungkook për këngën "Christmas Day", një interpretim korean i këngës "Mistletoe" të Justin Bieber-it, ku tekstet koreane i ka shkruar vetë ai. Më vonë, Jimin bashkëpunoi përsëri me Jungkook duke publikuar një "cover" të "We Don't Talk Anymore", me këngëtarët aktual të këngës Charlie Puth dhe Selena Gomez, më 2 qershor 2017.

Në vitin 2016, ai filloi të prezantojë si një MC special në shfaqje të tilla si Show! Counterdown Music Core dhe M Countdown. Në dhjetor të po këtij viti, ai gjithashtu mori pjesë në një duet në Festivalin e Këngës në KBS me Taemin nga Shinee.

Jimin publikoi ​​këngën e tij të parë solo jashtë publikimeve zyrtare të grupit BTS, "Promise", më 30 dhjetor 2018, falas në faqen e SoundCloudBTS. Teksti i këngës, i përshkruar nga Billboard si një "baladë popi e butë dhe e ëmbël", u kompozua nga prodhuesi Jimin dhe producenti i Big Hit Entertainment, Slow Rabbit, e me këtë të fundit u realizua edhe versioni i studios. "Promise" përmban tekste të shkruara nga Jimin dhe bashëanëtari i tij në BTS - RM, dhe kopertina e këngës është fotografuar nga bashkëanëtari dhe miku i ngushtë, V.

Aktivitetet bamirëse

Redakto

Nga viti 2016 deri në vitin 2018, Jimin mbështeti maturantët e Shkollës Fillore Hodong të Busan-it - shkolla fillore ku ai ka vijuar mësimet, duke u mbuluar shpenzimet e uniformave. Pasi u dha lajmi për mbylljen e shkollës, ai u dhuroi të diplomuarve përfundimtarë të shkollës së mesme uniforma verore dhe dimërore dhe dhuroi albume të firmosura për gjithë trupin e studentëve. Në fillim të vitit 2019, Jimin dhuroi 100 milion uon (njësia monetare e Koresë) - përafërsisht 82,000 dollarë amerikanë/75,000 euro - Departamentit të Arsimit në Busan për të ndihmuar mbështetjen e studentëve me të ardhura më të ulëta. Gjithsej, 30 milion₩ (përafërsisht 24 mijë dollarë amerikanë/22 mijë euro) u shpenzuan në Shkollën e Mesme e Arteve në Busan, shkolla ku Jimin ka vijuar mësimet gjithashtu.

Puna artistike

Redakto

Vokalet e Jimin janë përshkruar si delikate dhe të ëmbla. Ai vlerësohet si një kërcimtar i jashtëzakonshëm midis anëtarëve të grupit dhe në zhanrin e K-pop-it në përgjithësi. Noelle Devoe nga Elite Daily shkroi se shpesh vlerësohet për "lëvizje të lehta dhe elegante", si dhe për hijeshinë e tij në skenë. Në dokumentarin e BTS - Burn the Stage, Jimin tregon se e mendon vetveten si një perfeksionist, duke thënë se edhe gabimet më të vogla në skenë e bëjnë atë të ndihet në faj dhe e stresojnë.

Ndikimi artistik

Redakto

Në vitin 2016, Jimin u rendit si idhulli i 14-të më i preferuar në një studim të realizuar nga Gallup Korea. Në vitin 2017 ai zuri vendin e 7-të dhe në sondazhin e vitit 2018 ai u rendit në numrin 1.

Në vitin 2018, Jimin ishte i nënti ndër të famshmëve me më shumë postime në Twitter dhe i teti prej muzikantëve me më shumë postime në Twitter në botë. Ai u zgjodh si anëtari i shtatëmbëdhjetë prej grupeve/bendeve të djemve në histori. Nga janari deri në maj të 2018-ës, Jimin fitoi çmimin mujor Peeper x Billboard për "Top Artisti Individual i K-Pop-it". Peeper x Billboard është një bashkëpunim midis aplikacionit të mediave sociale Peeper dhe Billboard Korea, ku mbledh votat e fansave për artistët e tyre të preferuar të K-pop-it dhe shpall fituesit mujorë. Çmimi ishte një dhurim për bamirësinë UNICEF në emrin e tij.