John Gotti
John Joseph Gotti Jr.[1] ( /ˈɡɒti/, Italian: [ˈɡɔtti]; 27 tetor 1940 - 10 qershor 2002) ishte një kriminel italo-amerikan i cili u bë bosi i familjes kriminale Gambino në Nju Jork. Goti dhe vëllezërit e tij u rritën në varfëri dhe kështu u futën në botën e krimit që në moshë të hershme. Duke vepruar në zonën përreth parkut Ozone në Queens, Goti filloi të kishte ndikim të madh aty, duke u bërë një nga fitimprurësit më të mëdhenj të familjes Gambino si dhe mbrojtësi i saj nën drejtimin e Aniello Dellacroce.
John Gotti | |
---|---|
U lind në | 27 tetor 1940 |
Vdiq | 10 qershor 2002 Springfield, Missouri, Shtetet e Bashkuara |
Emrat e tjerë | The Teflon Don, The Dapper Don, Johnny Boy, Black John, Crazy Horse |
Profesioni | Shef i krimit, kriminel, shantazhist |
Njohur për | Shef i familjes kriminale Gambino |
Bashkëshorti/ja | Victoria DiGiorgio (m. 1962) |
Fëmijë |
|
Pasi FBI paditi mbështetësit e Gotit për trafik droge, ai filloi të kishte mosmarrveshje me drejtuesit e familjes. I frikësuar se mos do të vritej nga bosi i familjes Paul Castellano, Goti organizon vrasjen e Castellano-s (bosit të familjes më të madhe të Cosa Nostras). Kjo gjë e bëri Gotin dejtues të një nga familjeve me të mëdha kriminale të Amerikës. Ai fitoi miliona dollarë nëpërmjet ndërtimit, grabitjeve, parave me fajde, zhvatjeve të bizneseve, kumbarit si dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
John Gotii mori famë në media për shkak të zemërgjërsisë dhe stilit të tij karizmatik, kjo përbënte një përparsi për të në fushën e hetimeve ndaj tij.
Krahu i djathtë i Gotit, Sammy Gravano bashkëpunoi me FBI-në për të dënuar Gotin. Më në fund në vitin 1992 Goti u dënua për pesë vrasje, kumbar ilegal, urdhërim vrasjesh, zhvatje, evazion fiskal, kredidhënie ilegale, shantazh etj. Ai mori dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi. Goti vdiq në vitin 2002 nga kanceri në grykë.
Sipas një thënie të ish bosit të familjes kriminale Lucchese Anthony Casso: "Ajo ç'ka Goti bëri, ishte fillimi i fundit të Koza Nostras".
Referime
Redakto- ^ "10 Unbelievable Facts About John Gotti" (në anglisht). The List Love. 25 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2018. Marrë më 3 prill 2018.