Joni (greqishtja e lashtë Ἰόνιος, latinisht Ionius) është emri i një figure në mitologjinë greke dhe ilire, një nga variantet mitike të detit Jon. Megjithatë emri i tij konvergon disi me një tjetër Jon: një mbret ilir që sundonte ishullin Vis, një figurë kjo e lidhur edhe me hyjninë vendase të nderuar atje.

Përmbledhje Redakto

Edhe në traditën mitologjike greke të paraqitur nga Apiani Joni ishte nipi i Poseidonit dhe i biri i Dyrrahit mitik, i cili themeloi portin e e Epidamnit në bregdetin ilirik. Sipas kësaj, Dürrahu bëri një aleancë me Herakliun për ta ndihmuar atë në luftën vëllazërore për fronin. Në vapën e betejës, Herakliu vrau aksidentalisht djalin e aleatit të tij, Jonin dhe trupin e tij e hodhi në det. Prandaj Deti Jon mori emrin e tij nga ky version i mitit. (Duhet theksuar se në kohët e lashta Deti Jon përfshinte edhe ujërat jugore të Detit Adriatik.)

Aty kah mesi i shekullit IV pes. në ishullin Vis (Isa) në bregdetin dalmat paraqiten monedha të prera në ishull në të cilat gjendet shprehja ΙΟΝΙΟ. Mbishkrimi kufizohet me një portret të zakonshëm të një njeriu në pjesën e përparme të monedhës. Edhe pse ka mundësi që emri i tij t'i referohet princit mitik që ra në Epidamnos, ka më shumë gjasa që ai të jetë një sundimtar lokal, ndoshta një hyjni ilire. Prandaj, në veprën gjeografike të Stefan Bizantinit të shekullit VI, përmendet Joni si sundimtar ilir në ishullin Visa ende para kolonizimit grek. Megjithatë, Neritan Ceka, një arkeolog shqiptar e identifikon me vendosmëri Jonin si një pjesëtar të panteonit ilir.

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Ceka, Neritan. (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. 2013. ISBN 9789928407467  
  • Wilkes, John. (1992) The Illyrians. Peoples of Europe, Oxford;  Cambridge: Blackwell. ISBN 0631146717