Joseph Luis Lagrange

Projekt mat kl e 6
(Përcjellë nga Jozef Luiz Lagranzhi)

Joseph Louis Lagrange (lexo Zhoze Lui Lagranzh), lindi si Ludvik Lagrangia (Lodovico Lagrangia) më 25 janar 1736 në Torino dhe vdiq më 10 prill 1813 në Paris. Ishte matematikan dhe astronom francez që jetoi shumicën e jetës së tij në France. Lagranzhi bëri disa nga kontributet më të thella në fushën e analizës matematike, në teorinë e numrave si dhe në fushën e Mekanikes Klasike dhe Mekanikes Qiellore. Me rekomandimin e Ojlerit dhe D'Alembertit, në 1766 Lagranzhi u bë suksesori i Ojlerit si drejtor në degën e matematikes në Akademinë Prusiane të shkencave në Berlin. Aty ai qëndroi për mbi 20 vjet duke prodhuar një numër të madh veprash dhe duke fituar një numër të madh çmimesh nga Akademia Franceze e Shkencave. Traktati i Lagranzhit në Mekaniken Klasike (Mécanique Analytique, 4. ed., 2 vols. Paris: Gauthier-Villars et fils, 1888-89), i shkruajtur në Berlin u publikua për herë të parë në 1788. Ky traktat përbën një nga përgjithësimet me të thella të mekanikes klasike që nga koha e Njutonit. Metoda e Lagranzhit formoi bazat për zhvillimin e fizikës matematikeshekullin e nëntëmbëdhjetë.

I lindur Ludvik Lagrangia në Torino nga prindër Italiane, Lagranzhi kishte paraardhës franceze nga ana e babait. Më 1787 ai u bë një anëtar i Akademisë se Shkencave dhe qëndroi aty derrin në fund të jetës se tij. Lagranzhi konsiderohet shkencëtar frëng. Lagranzhi mbijetoi Revolucionin francez dhe u bë profesor në Shkollën Politeknike (École polytechnique) që nga hapja e saj më 1794. Napoleoni i dha Lagranzhit titullin e Legjionit të nderit dhe e bëri atë Kont të Mbretërisë në 1808. Ai është varrosur në Panteonin e Parisit.

Shih edhe

Redakto