Juliana Huxtable (lindur në 29 dhjetor 1987)[1] është një artiste amerikane, shkrimtare, performuese si dhe një nga themelueset e një projekti për jetën e natës dhe të klubeve në Nju-Jork. Huxtable ka zhvilluar ekspozita dhe performanca në një numër të ndryshëm vendesh si Reena Spaulings Fine At, Project Native Informant, Artists Space, New Museum, Museum of Modern Art dhe Portland Institute of Contemporary Arts..[2] Karakteri mutlidisiplinor i artit të Huxtable eksploron një numër tematikash sikurse janë Interneti, trupi, historia dhe teksti, një proçes të cilin Juliana e cilëson “kondicionim”.[3] Huxtable ka publikuar dy libra dhe është pjesëtare e kolektivit me qendër në Nju-Jork të quajtur House of Ladosha.[4] Ajo jeton dhe punon momentalisht në Nju-Jork.[5]

Juliana Huxtable

Fillimet në jetë dhe edukimi Redakto

Huxtable lindi në Houston, Texas dhe u rrit në Bryan-College Station, Texas.[6] Ajo e përshkruan vendlindjen e saj si një qytezë tipike konservatore. Mamaja e Huxtable, Kassandra e rriti atë si dhe dy fëmijë të tjerë e vetme, pas divorcit.[7]

Huxtable ka lindur si interseksuale dhe nisi tranzicionin gjinor pas përfundimit të kolegjit. Ajo pohon se përballja me identitetin gjinor si dhe identitetin seksual nisi herët në jetën e saj.[8]

Huxtable u shpërngul drejt Nju-Jork për të marrë pjesë në Bard College dhe u diplomua në 2010. Huxtable ka si hobi të sajin të pikturuarit dhe për këtë arsye ka ndjekur disa kurse pikture gjatë kolegjit. Ajo e braktisi këtë hobi pas kritikave të profesorit se ajo ishte shumë fanatike e teknikës formale dhe identitetit. Në një intervistë me artisten Lorraine O'Grady, Huxtable përmend se aktualisht po fokusohet në studimet gjinore dhe letërsinë.[9]

Referime Redakto

  1. ^ "Juliana Huxtable's Birthday Party with House of Ladosha" (në anglisht). 9 janar 2014. Marrë më 2018-03-08.
  2. ^ "Juliana Huxtable: In Conversation With Jarrett Earnest". SFAQ / NYAQ / LXAQ (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-11-05.
  3. ^ Fialho, As told to Alex. "Juliana Huxtable talks about conspiracy and her show at Reena Spaulings". artforum.com (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 2018-01-02.
  4. ^ "Juliana Huxtable is Helping Art Regain Its Stride | artnet News". artnet News (në anglishte amerikane). 19 maj 2017. Marrë më 2018-01-02.
  5. ^ "Juliana Huxtable". Mask Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 2017-11-05.
  6. ^ School of the Art Institute of Chicago (SAIC) (18 korrik 2017), Juliana Huxtable – October 11, 2016, marrë më 2018-01-02 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Artist Juliana Huxtable's Bold, Defiant Vision". Vice (në anglishte amerikane). 25 mars 2015. Marrë më 2017-11-05.
  8. ^ "Artist Juliana Huxtable's Bold, Defiant Vision". Vice (në anglishte amerikane). 25 mars 2015. Marrë më 2017-11-05.
  9. ^ "Introducing: Lorraine O'Grady and Juliana Huxtable, Part 1". The Museum of Contemporary Art, Los Angeles. Marrë më 2017-11-05. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)