Jusuf Alibali (Shkodër, 9 nëntor 1922 - 13 maj 2003) ka qenë antifashist, zv/ministër i Drejtësisë, jurist dhe gazetar shqiptar.

Biografia Redakto

U lind në Shkodër më 9 nëntor 1922, i biri i Sali Alibalit, oficer xhandarmërie në periudhën e mbretërimit të Zogut.[1] Më 1941 shkoi të studionte Jurisprudencë në Firenze, por u burgos për shkak të qëndrimeve antifashiste. U kthye me disa bashkëmoshatarë në Shqipëri dhe mori pjesë në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. U arrestua nga autoritetet gjermane.[2]

Pas luftës shkoi të përfundonte studimet në Universitetin e Moskës dhe e përfundoi më 1949. Më 1946 hapi emisionin në gjuhën shqipe të Radio Moskës.

Për shumë vite punoi përgjegjës i redaksisë së jashtme në gazetën “Zëri i popullit” deri sa u arrestua si pjesë e të ashtuquajturit "grupi i agjentëve polakë" dhe u burgos me të vëllanë dhe u internuan familjarisht nga 1975 deri më 1988 në jug të vendit.

Referime Redakto

  1. ^ Alibali, Neritan (7 qershor 2020). "'Babanë e morën natën nga burgu dhe e dërguan në breg të lumit, para skuadrës së pushkatimit, ku një oficer i Sigurimit i tha…'". Shqiptarja.com. Intervistuar nga Dashnor Kaloçi. Marrë më 14 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Zeqo, Moikom (13 maj 2003). "In memoriam për Jusuf Alibalin". shkoder.net. Marrë më 14 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)