Jusuf Bajraktari
Jusuf Bajraktari (Morinë, 27 mars 1948) është historian dhe profesor shqiptar nga Kosova.
Biografia
RedaktoU lind më 1962m mbaroi shkollën fillore në Ponoshec, ndërsa më 1966 gjimanzin në Gjakovë. Më 1973 diplomoi në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë. U magjistrua më 1980 në temën: “Plenumi i Brionëve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë”, Fakulteti Filozofik, Prishtinë. Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Prof. dr . Jusuf Bajraktari për herë të parë u punësua në vtin mësimor 1966 - 1967 mësues në shkollën fillore në Ponoshec. Mandej vazhdoi në vitin shkollor 1971-1973 si arsimtar i historisë në shkollën e mesme ekonomike, shkollën e mesme teknike dhe në gjimanzin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në periudhën 1973-1978 ishte bashkëpunëtor profesional në Sekretariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës në Prishtinë . Prej shkurtit të vitit 1978 e deri më sot punon në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ndërsa nga janari i vitit 2000 është drejtor i Institutit të Historis në Prishtinë.[1]
Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "Prezentimi zyrtar në IHP". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 31 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)