13 qershori nga Theranda me mjaftë sukses garon në Raffaisen Super liga e Kosovës-Femrat. Angazhimi i kryesisë,shtabit teknik,angazhimi i futbollisteve,puna e palodhshme dhe talenti i tyre sollen suksese kulminante të klubit i cili gjendet në vendin e 3-të,edhe pse janë një klub pothuajse i sapoformuar.[1]

Histori

Redakto

U themelua me 17.12.2012. Me iniciativën e një grupi sportdashës si Bashkim Bajramaj,Shaban Gashi , Zymer Elshani ,Hamdi Elshani,Talat Gashi , Besim Bajramaj dhe shume te tjere me datën 17.12.2012 u themelua KFF"13 qershorI" nga Theranda(Suharekë), qe e mban emrin e ditës së Qlirimit te Komunës së Therandës. Në fillim aktiviteti i klubit zhvillohej në formë të ndeshjeve miqësore dhe pjesmarrje në turnire si ato vendore dhe ndërkombëtare, loja e parë miqësore u luajt në mes të Intelektualet-13 qershori ku perfunodi me rezultat 2-2, Me 11 korrik 2013 mori pjesë në turnirin që organizohet në Geteburg të Suedisë që quhet "GOTHIA CUP", një turnirë për të rinjë. Aktivitetin zyrtar pran FFK-së(Federata e futbollit të Kososvës) e filloj në sezonin 2013/2014.Nuredin Morina,Bashkim Bajramaj,Hamdi Elshani,Lutfi Përzhaku dhe Talat Gashi e udhëheqen ,dhe trainer e emëruan Zymer Elshanin. Loja e parë kampionale u luajt me 20.09.2014 në stadiumin "Përparim Thaqi" në Prizren për arsye se në Therandë fusha ishte renduar nga reshjet atmosferike ,13 qershori-Mitrovica 3-2.[2]

  • Lutfi Përzhaku -Kryetar,Sponzor.
  • Nuredin Morina,-NënKryetar,Mjek.
  • Bashkim Bajramaj-Menaxher
  • Hamdi Përzhaku-Trajner.
  • Rrahman Gegaj-Trainer.
  • Granit Koci-Gazetar Sportiv.

Rreth Lojtareve

Redakto

Vlen të ceket se nga klubi jonë janë tri futbolliste në përfaqsusën e Kosovës ;

  1. Zelfije Bajramaj-Sulmuse
  2. Majlinda Kadolli-Mesfushore
  3. Florentina Kolgeci-Portiere

Me 09.01.2014 FFK shpall Lauratet e vitit 2014,në këtë mes dy futbolliste te klubit tonë:

  1. Zelfije Bajramaj merr qmimin futbollistja më e talentuar e vitit 2014, ndërsa
  2. Florentina Kolgeci futbollistja më e talentuar e re e vitit 2014

Me 26.12.2014 Shpallja e sportisteve më të mirë ne Komunën e Therandës:Drejtoria për Kultur Rini,Sport e Mergat zgjodhi K.F.F 13 qershorI klubin më të mirë, Zelfije Bajramaj vendin e dytë në mesin e 10 sportistev më të mirë në Komun,Florentina Kolgeci si futbollistja me prespektivë.

Aktiviteti i Fundit

Redakto

Klubi i femrave në futboll “13 qershori” është finaliste i Kupës së Ligës, për herë të fundit ka marrë pjesë në Turneun mbarkombëtarë në futboll për femra që u organizua në Shqipëri

Orikumi 2015”. 

Në këtë garë së bashku me KFF “13 qershori” morrën pjesë edhe “Tirana AS” nga Tirana dhe “Apolonia” nga Fieri. Trofeun në këtë turnir e fitoi klubi i femrave Therandase, të cilat në finale munden femrat e Tirana AS me rezultat 4 me 2 pas penaltive të shënuara.

Referimet

Redakto
  1. ^ Tabela e Raffaisen Super liga e Kosovës-Femrat
  2. ^ Raport i punës nga shtabi teknik i klubit-KFF 13 qershori