Orikumi ose Pashalimani (turqisht: Paşalimanı) është qytet në Gjirin e Vlorës në jug të Shqipërisë.

Orikum
Popullsia
11 039
{{{postal_code_type}}}
9426
Faqja zyrtareBashkia e Orikumit

Historia

Redakto

Orikumi është një qytet në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës.

Pranë tij shtrihet qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT në shekullin Vl p.e.r në trojet e fiseve ilire te amanteve, mbi kodrën e njohur me emrin PALEOKASTER. Përmendet nga autorët antik të shekullit të V p.e.r si port i rëndesishem i adriatikut.U shfrytezua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedoneve, luajti një rol të rëndësishem në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r ,ë shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga nje tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl. Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “JERIKO”. Në shekullin e Vll pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit.

Fshati Dukat

Redakto

Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që në vitin 220 p.e.r .Në Dukate është zbuluar një varrezë ilire e mijvjecarit të lll p.e.r .Në vitin 48 të erës së re Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar Pompeun ,në datën 29 05 1920 u mbajtë kuvendi i Barcallasë.

Tuma ndodhet në rrëzë të shpatit lindor të Malit Memuç në gjirin e gadishullit Karaburun. Varret datohen në shekullin e 11-10-të p.Kr. bazuar mbi fibulat e zbukuruara duke e cilësuar atë si një nga varrezat më të hershme tumulare të identifikuara. Objektet e importuara prej metali tregojnë për marrëdhëniet tregtare me Italinë. Luigi Cardini gjeti shtresa Neolitike në një shtrat përroi në fushën e Dukatit, në afërsi të fshatit. Shih vendbanimet fqinjë të Tragjasit për vendbanimin shpellor midis dy fshatrave.

Fshati Tragjas

Redakto

Shtihet ne rrëzën e malit të Lungarës mbi burimet e Izvorit.Gjurmë të vendbanimit të lashtë janë gjetur në kodrën qe quhet Qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Rrënojat e disa ndërtimeve janë të shekullit lV-ll p.e.r .Ky fshatë i njohur me emrat Tregas,Dragjat,Tregasaj bënte pjesë në qendrat e fortifikuara te gjirit te Vlores ne antikitet dhe lidhej me Orikumin. Fshati i vjetër që ndodhet në nje kodër të lartë në perëndim të Tragjasit të sotëm u shkatërrua nga vërshimet osmane të kohës.U popullua në shekullin e XVl ,ku përmendet dhe kalaja e Gjon Bocarit.

Fshati Rradhime

Redakto

Është i vendosur në shpatin perëndimor të malit të Lungarës , permendet si vendbanim i lashtë që në shekullin e lll – ll p.e.r , për rritjen e derrave ,prodhimin e verës, rritjen e agrumeve dhe ullirit.

Gjeografia

Redakto

Pozicioni gjeografik Sipas vendndodhjes ne Gjirin e Vlores, zona ne studim shtrihet ne gjatesine gjeografike lindore 19° 29’ 02", gjeresine gjeografike 40° 28’ 02’’ dhe gjatesine gjeografike perendimore 19° 16’ 00’’. Relievi i zones eshte kryesisht fushor, me kodra te ulta dhe me male me lartesi mesatare nga ana jugore, ku lartesia maksimale eshte e Malit te Çikes, 2045 m mbi nivelin e detit.

Vendndodhja dhe kufijte e zones administrative te Bashkise Orikum

Redakto

Bashkia Orikum ka nje shtrirje gjeografike me kufij nga Perroi i Vrizit ne fshatin Radhime ku kufizohet me fshatin Kanine (Komuna Qender) deri ne piken 868 m kufizohet me fshatin Lapardha, Mazhar,Gumenice vazhdon drejt ne majen e Vejave 1182m ku kufizohet me fshatrat Lapardha dhe Gjorm (Komuna Kote) maja e Sqillovikut 1485.6 m deri ne majen e Stogoit 1825 m ku kufizohet me fshatin Gjorm,Lepenice Brataj dhe nga ketu deri ne majen e Paliskes 1701,7 m ,maja e Bockes 1756 m, deri ne majen e Qores 2018,2m kufizohet me fshatin Terbac.Nga Gropat e Qores zbret ne drejtim te Qafes se Dhiaporit deri ne rrugen automobilistike Vlore-Himare ku kufizohet me fshatin Palase dhe zbret poshte deri ne detin Jon(kufizohet me fshatin Dhermi). Kufiri nga ketu perfshin gjithe vijen bregdetare Grame-Kepi i Gjuhzes , Pashaliman (Gjiri i Dukatit) dhe mbyllet ne grykederdhjen e perroit te Vrizit (Radhime).

Te dhena gjeografike per zonen.

Orikumi eshte pjesa jugperendimore e gadishullit te Ballkanit dhe pjesa perendimore e qytetit te VloresZona e Orikumit dhe te gjithe fshatrave qe permbledh eshte shume e madhe dhe komplekse dhe me rreth 31383 ha, qe shtrihet nga Ultesira Perendimore deri te habitatet alpine te malit te Cikes dhe Qores,e ndare sipas disa kategorive:Siperfaqe pyjore 10589ha ,zone e zhveshur 4126 ha, zone shkembore 966 ha , toke bujqesore 2932 ha,kullota 12514 ha,laguna 119 ha,zona te tjera (urbane, ushtarake,gurore),ne aspektin administrativ, e gjithe zona i takon Qarkut te Vlores, dhe nje Bashkie, asaj te Orikumit .. Bashkia Orikum, si kufij administrative, ka ata me Bashkine e Vlores ne veri dhe Bashkine e Himares ne jug. Kufijte e kesaj zone, jane percaktuar nga pjerresia perendimore e malit te Cikes, kufijte e Parkut Kombetar te Llogarase,Kufiri i Kanalit, Lugina e Dukatit , Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Zona bregdetare Radhime – Orikum shtrihet ne lindje te Gjirit te Vlores me nje reliev fushor e kodrinor te mbjelle kryesisht me ullinj e agrume. Ne anen perendimore zona laget nga Deti Adriatik me nje breg mjaft te favorshem per zhvillimin e turizmit te detit e te diellit. Plazhi nuk ka rere, por gure e guralece, gje qe e ben detin te jete mjaft i kthjellet. Kodrat e pjeses lindore jane te buta, sidomos ne zonen e fshatit Radhime dhe Qytetit te Orikumit.

Laguna

Redakto

Kjo lagune ndodhet ne brigjet e Gjirit te Vlores dhe Detit Adriatik.Siperfaqja ujore e kesaj lagune eshte 1.5 km2,ndersa gjeresia 1.1 km.Ne periferi dhe nen ujrat e lagunes Orikum gjenden germadhat e qytetit te vjeter te Orikumit.Kjo lagune vec vlerave historike eshte e pasur dhe me specie te ndryshme te flores e faunes.

Rrapi i Burrave Tragjas

Redakto

Rrapi i Tragjasit te Vjeter ndodhet ne qender te fshatit Tragjas.Sipas mendimeve te specialisteve dhe rrefimeve te fshatareve mendohet se eshte mbjelle 170 vjet me pare. Diametri maksimal i tij eshte 1.5 m .lartesia 27 m dhe kurora ka diametrin 24 m.Nen hijen e ketij rrapi beheshin mbledhjet dhe kuvendet e burrave te fshatit.Prane ketij rrapi ndodhet edhe çezma e vetme e fshatit.Eshte shpallur monument kulture per vlerat e tij historike ,biologjike dhe didaktike.

Per te shkuar tek Rrapi I Burrave Tragjas ndiqet rruga automobilisike qe lidh fshatin Tragjas me rrugen nacionale Vlore- Sarande .

Parku kombëtar i Llogarasë

Redakto

Parku kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një sipërfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shëndetshem,pamja e mrekullueshme e drurëve halore,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brëndësia e maleve i japin ketij parku vlera turistike e kombëtare.Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vëndet më të bukura te Rivierës Shqiptare. Parku i Llogarasë përbehet nga dru halore,pisha e zezë,bredhi,lisi ,dellenjë e butë e robulli. Është shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966,po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar. Prej disa vitesh në park funksionojnë nje serë objektesh turistike si hotele te vegjel, restorante, bare te hapura në natyre, etj.,të cilët kënaqin kërkesat e turistëve.

Gjendet ne rrugën nacionale që lidh Vlorën me Sarandën në Km 31.Kjo rrugë përshkon mes për mes Parkun dhe e ndan atë në dy pjesë.

Kultura

Redakto

Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin.

Autori antik Apolloni i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Në veprat e mëvonshme jepen detaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës, portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë) është parë nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë vizitave të tyre në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Hammond gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum përshkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone pëfshijnë objekte arti të ruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij. Disa arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës, perëndeshës Cithonian me origjinë të dyshimtë. Shkrimet epigrafike të studjuara nga La Bas, përforcojnë idenë e origjinës së Orikumit. Arkeologu italain Domenico Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike prehistorike pranë vendbanimit dhe hinterlandit të tij, ndërsa një gur kelt ka dalë në dritë nga gërmimet e vitit 1950. Gërmimet e viteve 1950 u kryen në një teatër të vogël ose odeon që pret faqen juglindore të kodrës. Kavea ka një formë pak a shumë gjysmërrethore me një orkestër që ka diametër 9, 55 m. Janë katër rradhë për karriget ku rradha e dytë dhe e tretë kanë karrige guri dhe disa prej tyre kanë dopio karrige. Odeioni ishte ndërtuar me spolia, përfshirë edhe me blloqe me mbishkrime. Mbishkrimi më i vonë daton në shekullin e 2-të m.Kr., çfare na mundëson një terminus post quem për ndërtimin e odeionit. Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë e cila mendohet të jetë Helenistike.

Teatri i gurte i ndertuar ne shek. I p.e.s me kapacitet 600 spektatore,dhe mendohet se ne kohen e lulezimit te qytetit perdorej per shfaqje teatrale e ndeshje gladiatoresh.Egzistenca e ketij teatri mbart jo vetem vlera historike dhe arkeologjike, por edhe kulturore. Teatri i Orikut eshte monumenti kryesor i zbuluar ne kodren e Paleokastres. Aty bien ne sy shkallet antike te gdhendura ne shkemb qe te cojne ne Akropol,pjese rrugesh te qytetit qe futen brenda ne liqen muri rrethues 950 metra i gjate,pusi i ujit etj. Nen uje gjendet nje strukture guri 1,80 m e gjere, çka konsiderohet si bankina per akostimin e anijeve antike.Ne qytetin antik te Orikut eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen e nje gjysem rrethi qe ka diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe e trete kane karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioni ishte ndertuar me spolia, perfshire edhe me blloqe me mbishkrime.Te gjitha keto deshmojne qarte punen e bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe. Ne qytetin antik te Orikut eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen e nje gjysem rrethi qe ka diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe e trete kane karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioni ishte ndertuar me spolia, perfshire edhe me blloqe me mbishkrime..Te gjitha keto deshmojne qarte punen e bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe. Si te shkojme ne Orikun e lashte?

Per te shkuar ne parkun arkeologjik te Orikut ndiqet rruga qe te con per ne bazen ushtarake detare te Pashalimanit rreth 1 km mbas postobllokut .Ne krahun e majte ndodhet tabela orientuese e cila te tregon drejtimin per te shkuar ne kete destinacion arkeologjik .Mund te shkohet lehtesisht me makine.

Kisha e Marmiroit

Redakto

Kisha e Marmiroit Ne fund te gadishullit te Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginen e Dukatit gjendet nje objekt kulti i vetmuar, i ndertuar mbi nje koder fare prane bregut te detit. Eshte nje kishe bizantine me kupole, ndertimi i se ciles datohet diku ne shek. XII. Kisha e Marmiroit, siç e quajne banoret e zones, ka narteksin si dhe tri hyrje, nga veriu, perendimi dhe jugu. Ne pjesen lindore te saj gjendet absida e cila merr drite nga nje dritare e vogel. Kishat me kupole ne forme kryqi jane tipike per komplekset manastirore.Dhe ne fakt, rrenojat e nje oxhaku, nje dritareje dhe disa kamare lene te kuptohet se aty dikur mund te kete qene nje manastir.

Per te vizituar Kishen e Marmiroit ndiqet rruga qe pershkon qytetin e Orikumit. deri tek pompat e ujesjellesit dhe prej andej ndiqet rruga qe te con ne rreze te kanalit . Deri ketu shkohet me makine dhe me tej ecet per rreth 700 m ne kembe.

Ujesjellesi e Ferrunit

Redakto

Ujesjellesi i Ferrunit prane Kishes se Marmiroit ne rreze te Malit te Karaburunit jane identifikuar gjurme te nje ujesjellesi karakteristik me bazament guri te ndertuar nga mjeshtrat e fshatit Dukat ne shekullin XIX rreth vitit 1888. Ky ujesjelles ka nje gjatesi prej 2 km dhe gjeresi 0.5 m.Eshte i tipit me trase te hapur qe mbeshtetet mbi tri harqe gjysmerrethore.Harqet e ketij ujesjellesi jane te punuar me gure te lemuar ne forme pllake.Ne saje te vlerave te tij ndertimore e kulturore eshte shpallur monument kulture ne vitin 1977.

Per te vizituar Ujesjellesin e Ferrunit ndiqet rruga automobilistike Orikum-Dukat .Kthehesh ne te djathte ne rrugen “Ferrun” e cila te con ne vendin e quajtur Perroi i Gjimares.Mbasi mberrin aty merr ne te majte rrugen qe pershkron paralel me perroin.Rreth 500 metra ndodhet Ujesjellesi i Ferrunit.

Gramata

Redakto

Gjiri i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rreze shpatit perendimor te Gadishullit te Karaburunit. Ne nje zone te pabanuar ku mund te arrihet kryesisht nga deti (rruga tokesore eshte shume e veshtire per shkak te terrenit malor dhe reduktohet ne nje shteg te ngushte kalimi mushkash) gjendet nje plazh i vogel natyror me gjeresi rreth 50 m.Ne antikitet qe nga shek. VI p.e.r. shkembinjte masive qe gjenden ne kete Gji kane sherbyer si gurore per ndertimin e qyteteve. Ne muret e tij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandoresh dhe personalitetesh, midis te cileve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot perben nje vlere unikale per detin e Mesdheut. Ne kete zone ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta te se ciles permbajne vizatime dhe shkrime shumica e te cilave i referohen mikpritjes se vendasve.

Per te shkuar ne gjirin e Grames mund te ndiqet rruga nacionale Vlore-Sarande, pasi le mbas Parkun e Llogarase merr ne te djathte per ne plazhin e Perivollos qe ndodhet rrreth 2 km larg rruges kryesore por i vizitueshem me automjet.Mbasi arrin ne plazhin e Perivollos merr rrugen kembesore buzes se detit qe te con ne Gjirin e Grames .Rruga me e thjeshte eshte ajo me mjete lundrimi.

Kalaja e Gjon Bocarit

Redakto

Kalaja e Gjon Boçarit Kjo eshte nje kala mesjetare, e lokalizuar prane fshatit Tragjas. Ndertimi i saj filloi ne shekullin e XV. Keshtjella ka forme drejtkendore dhe perbehet nga dy kulla gjashtekendore ne skajet veriperendimore dhe juglindore. Kalaja ka nje gjatesi prej rreth 50 metra, me mure 5 meter te larta dhe 1.25 meter te gjera. Mure te fortifikuara rrethojne pjesen e siperme te kalase, ndersa shkallet ne pjesen e poshtme u sherbenin luftetareve gjate luftimeve.Ne kete kala Princesha e Kanines dhe e Vlores,Rugjina e Balshajve,pati rezistencen e fundit ndaj pushtueseve Osman ne vitin 1417. Per vlerat kulturore e ndertimore eshte shpallur monument kulture ne vitin1966

Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne fshatin Tragjas.Rreth 1 km nga qendra e fshatit merr rrugen djathtas dhe kjo rruge te con ne destinacion.Shkohet lehtesisht me automjet.

Kullat e Dervish Aliut

Redakto

Kullat e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar ne fillim te shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848.Banesa eshte ndertuar ne token e tij nga mjeshtrat vendas. Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese,divani me kollona guri e harqe,shtepine e bukes,oden e miqve e banesa te tjera ndihmese.Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori perreth.Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979.

Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”. Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe.

Kalaja e Sofes

Redakto

Kalaja e Sofes eshte ndertuar ne nje lartesi dominuese midis lumit te Tragjasit dhe atij te Dukatit.Gjatesia e mureve rrethuese eshte 110 metra dhe gjeresia e tyre 140 cm.Kjo kala mendohet se i perket periudhes se sundimit Romak. Gjetjet arkeologjike si dhe rrenojat e ndertimeve e percaktojne si nje vendbanim qysh ne periudhen e hekurit.Ne jug te Kalase, ndodhen rrenojat e nje kishe qe i takon mesjetes se hershme.Teknika e ndertimit,format dhe permasat,e datojne kalane e Sofes ne shekullin V p.e.s.

Per te shkuar ne Kalane e Sofes kalohet nepermjet rruges qe te con ne fshatin Tragjas dhe me pas ndjek rrugen automobilistike qe te con ne Tragjas te vjeter. Nga Tragjasi i vjeter merr nje rruge kembesoresh e cila mbas 5 km te con ne Kalane e Sofes.

Shpella e Haxhi Alise

Redakto

Shpella e Haxhi Alise eshte quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formen e nje kubeje me gjatesi 30 m , lartesi maksimale 18 m , gjeresi 12 m dhe arrin ne 10 m thellesi.Nga fundi i shpelles burojne ujra te embel.Thuhet se nje luftetar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashke me te birin ne kete shpelle. Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashkepunuar me barinjte,mbronin tregtaret dhe udhetaret qe kalonin nga ato ane.Populli Shqiptar i ka dedikuar edhe nje kenge ketij detari te famshem edhe sot anijet qe kalojne prane shpelles i bien sirenes ne nder te tij.Ne kete shpelle jane gjetur edhe shume objekte arkeologjike qe vertetojne se kjo shpelle eshte perdorur nga tregtare e kalimtare qe ne lashtesi.

Ndodhet ne gadishullin e Karaburunit ne afersi te kepit te Gjuhezes .Menyra me efikase per te vizituar kete vend jane mjetet detare .Mund te vizitohet edhe duke kaluar ne rrugen e vjeter nepermjet bazes Ushtarake te Pashalimanit e cila te con ne ish repartin ushtarak te kepit te Gjuhezes .Kjo rruge eshte pjeserisht e kalueshme me mjet “ Fuoristrade “.

Rrepet e Izvorit

Redakto

Para 200 vjetesh fshati i Tragjasit ka qene i ndare ne disa mehalla.Njera prej tyre ka qene e vendosur aty ku sot eshte fshati i ri i Tragjasit.Ne fund te kesaj lagjeje kalonte rruga e shtruar me kalldrem per ne Tragjasin e Vjeter. Kalimtaret kalonin prane burimeve te Izvorit dhe freskoheshin me ujin e ftohte.Per te pushuar ata mbollen 7 Rrepet e Izvorit para 250 vjetesh.Permasat e rrapit me te madh jane :lartesia 60 m , diametri maksimal 2 m ,perimetri i trungut 10m dhe kurora e rrapit ka nje diameter pre 40 m.Ne rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit.

Ne qender te fshatit Tragjas, ne krahun e djathe te tij,buze lumit te Izvorit gjenden Rrepet e Izvorit ,lehtesisht te dallueshme nga rruga kryesore.

Shpella e Duk Gjonit

Redakto

Kjo shpelle ndodhet ne faqen jugore te Gadishullit te Karaburunit ne vendin e quajtur Petrune 400 m mbi nivelin e detit.Shpella ka origjine karstike dhe eshte e pasur me forma nga me te cuditshmet si kolona,kalema,qiri,figura ankropomorfe nga bota e flores e faunes.Ate e ndajne ne disa salla e kate Stalaktidet e Stalagmitet.Ne sallen e pare ndodhet nje burim i vogel qe ka uje gjate gjithe vitit.Kjo shpelle ka bukuri te rralla,vlera shkencore,kulturore e turistike.

Per te shkuar ne shpellen e Duk Gjonit ndiqet rruga kembesore qe te con ne vendin e quajtur Petrune.

Pisha Flamur

Redakto

Pisha flamur ndodhet prane qafes se Llogarise 910m mbi nivelin e detit.Ka nje moshe prej 100 vjetesh.Kjo pishe mbart vlera unikale dhe eshte veper e ererave te Jugut.Eshte e gjate 17 m,ka perimeter 3.30 m,diametri maksimal 75m.Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitoreve vendas e te huaj dhe eshte botuar ne guida te ndryshme turistike dhe botime shkencore.

Per te shkuar tek Pisha Flamur ndiqet rruga nacionale Vlore-Sarande (Km 31). Ne dalje te Parkut te Llogarase dhe ne te djathte te rruges kryesore, ndodhet Pisha Flamur,lehtesisht e dallueshme.

Muzete

Redakto

Muzeumet ne kete zone, kane qene kryesisht me karakter politik dhe nuk mund t`i rezistonin kohes. Ndertese historike e cila ka qene dhe eshte muze historik eshte kulla e Dervish Aliut ne Dukat. Objekte kulti ne kete zone, jane : Kisha Ortodokse ne Lagjen e Thilpat (Dukat), Kisha Ortodokse ne Orikum, Xhamia e Thilpatit ne Dukat e cila sot eshte pa minare, Xhamia e Mazos e cila sot eshte krejt e shkaterruar, Xhamia e Gjon Bitit e shkaterruar, Teqeja e Sheheve qe eshte nje Teqe familjare dhe sot eshte jashte funksionit ne lagjen Karroll, Vendi i quajtur bregu i Xhamise ne Rradhime, Xhamia e Tragjasit te vjeter.

Site Arkeologjike

Redakto

Site arkeologjike ne zonen tone jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit, Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga arkeologu Neritan Ceka, ne keto tuma u gjeten shume materiale arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te medha historike dhe arkeologjike . Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe historik. Duke qendruar ne nje pozicion te ndermjetem ne rrugen e vetme nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj. Te dhenat historike, shume gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojne se rajoni ka qene nder me te zhvilluarit dhe te civilizuarit ne Shqiperine e Jugut. Kjo vertetohet me gjetjet ne shtate qytete antike mjaft te pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj. Vlen te permendet qe shteti nuk i ka lene asnjehere jashte vemendjes keto vlera te medha shpirterore e materiale te popullit tone ne shekuj. Kjo shfaqet qarte nepermjet rregullores se parqeve arkeologjike dhe vendimit te miratimit te parkut arkeologjik te Orikumit, per ruajtjen dhe administrimin e tyre.

Shih dhe

Redakto

Burime

Redakto